Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/05/10
Rajoni i Bjeshkëve të Rugovës karakterizohet nga një larmi habitatesh, si: livadhe e kullota subalpine e alpine, shkurre e shkurreta, pyll qarri, ahu e halorë, kodrina, gropa e shpate, përrenj e gryka, zallishte e çakëllishte dhe ujë lumi,gurrash e pusesh, shpella,kthina e gropa karstike, toka gjysmë të lagështa , pothuaj të thata e gëlqerore, acide me ngjyrë të purpurt, te kuqe e të zezë, me gropa, brigje e lugaja, masive shkëmbinjsh e gurë të derdhur.Kjo shumëllojshmëri habitatesh të le të mendosh për një bimësi me diversitet të lartë. Bimësia e rajonit është e pranishme si në Evropa Qendrore në lartësitë e mëdha edhe bimë që janë karakteristike për Ballkanin dhe vetëm për këtë regjion.