Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/05/11
Në Shtetet e Bashkuara në Maj, 1870, Julia Ward Howe, aktiviste e paqes , propozoi caktimin e Festës së Mamasë për Paqe (Dita e Nënës për Paqe), si një moment reflektimi kundër luftës, por kjo nismë nuk pati sukses. Anna Jarvis festoi Ditën moderne të Nënës (Dita e Nënës) për herë të parë në vitin 1908, në formën e një kujtimi në nder të nënës së saj. Festimi i Jarvis u përhap dhe u bë shumë popullor, aq shumë sa ajo u bë zyrtare nga Presidenti Woodrow Wilson në vitin 1914, kur Kongresi Amerikan votoi për ta festuar të dielën e dytë të Majit (sot 11 Maj) si një shprehje publike e dashurisë dhe mirënjohjen për nënat. Me kalimin e kohës ky festim evoloi në një festë komerciale, vëllimi i biznesit të të cilit është tejkaluar vetëm nga sezoni i Krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve.