Vendi ekzotik i Pasqyrave në plazhet e Sarandës


Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve ("Ágii Saránda" në greqisht, "Santi Quaranta" në italisht).Më parë ,në lashtësi ku dhe permendet nga disa historianë të kohës si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin,Onhezmi.Kjo fjalë ka 2 kuptime.Sipas gjuhes latine,Onhezi ishte nje erë juglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhëtimet dhe kuptimi i dytë është se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas. Dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi (Saranda), ne lashtesi ishte një qytet port.Ajo ishte nje nga portat ne mund ta quajme te tille ,e cila bente lidhjen e ballkanit perendimor me vendet e Europës lindore,dhe nje pikë strategjike ekonomike shumë e favorshme për Ilirët.