Fëmijët shqiptarë


GËZUAR NGA MOT 1 QERSHORIN, DITËN NDËRKOMBTARE TË FËMIJËVE!!!


Festa e 1 qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm Kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim Kinezë të celebronin në festivalin e Anijes së Dragoit. Kjo gjë koinçidoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Dita e 1 qershorit filloi të kremtohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijeve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre. Shqipëria dhe Kosova kanë popullatën më të re në Evropë dhe rajon.Kjo ditë lumturon edhe fëmijët shqiptarë e prindërit e tyre e shoqëruar me shumë ngjarje artistike dhe sportive në mbarë vendin. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojra festive.