Fustanelle nga aristokrati shkodran në Venecia - Pikturë e Mikhail Scotti


Fustanella është një veshje tradicionale dhe luftarake për meshkuj, e ngashme me fundin dhe kiltin skocez, e mbajtur nga shqiptarët, më vonë edhe nga grekët dhe kombe të tjera të Ballkanit. Një dokument i vitit 1335 e liston fustanellën ndër objektet që iu konfiskuan një marinari në portin e lumit Drin në Liqenin e Shkodrës.Versioni shqiptar i fustanellës ka gjashtëdhjetë palë, ose përgjithësisht një numër të moderuar. Bëhet prej copave të trasha të lirit të endura në kushtet e shtëpisë.Historikisht, ka qënë aq e gjatë sa mjaftonte për të mbuluar gjunjtë dhe linte të ekspozuar pjesën e poshtme të këmbëve. Zakonisht vishej nga shqiptarët e pasur të cilët gjithashtu mbanin në sup edhe një jatagan dhe një palë pisqolla argjendi në brez. Jatagani dhe pisqollat përdoreshin më tepër për arsye dekoracioni.