Kryegjyshi Bektashian Dede Ahmeti (1916 - 1980)


"Dashurinë ua kemi borxh!" - njihet si shprehja e vlertë e Kryegjysh Dede Ahmetit nga viti 1948 deri në mbylljen e Fesë nga ish diktatura pavarësisht se e vijoi traditën e besimit dhe mrekullive për besimtarët dhe të gjithë njerëzit në vështirësi. Sot përkujtohet ndërrimi jetë i Ahmet Miftar Dede nga Bektashinjtë dhe mbarë shqiptarët që e duan atdheun e tyre.Në vitin 1945 shërben në teqenë e Kuzum Babait në Vlorë me titullin baba deri në vitin 1948. Në këtë teqe ai afroi shumë besimtarë dhe intelektual dhe dashamirës duke fituar respektin e gjithë Vlorës dhe Shqipërisë me punën e gjithanshme të tij të besimit bektashian. Në postin e lartë, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve me Seli në Tiranë punoi për bektashizmin në Shqipëri dhe marrëdhëniet me teqet në botë, pjesëmarrës në konferencat e Paqes. Gjatë viteve 1958 - 1976, internohet në Drizar në Mallakastër së bashku me dervish dhe Haxhi Dedë Reshat Bardhin. Nga viti 1967 e deri në vitin 1980 jetoi në Tiranë , në mënyrë ilegale punoi për bektashizmin. Jetoi me preokupacion duke predikuar urtësinë e dashurinë ndër njerëz me fjalën e urtë ndaj Zotit. Zotërues i gjuhës arabe dhe turke dhe përktheu shumë libra, të cilat qenë një ndihmesë e madhe për bektashinjtë. Nipi i tij Kujtim Ahmataj së bashku dhe me mbështetjen e Skënder Gazhelit mikut të Kryegjysh Dede Ahmetit realizuan në vitin 2008 Librin në nderim të tij me titull "Shenjti Këmbëzbathur", pastaj "Dede Ahmeti, shërbëtor i shërbëtorëve [album] / Kujtim Ahmataj" dhe " Kërko vetveten : një rrugëtim në fjalën e Dede Ahmetit / Kujtim Ahmataj; Imelda Ahmataj" ku tregohen dhe plotësohen mrekullitë si shenjtor, atdhetar dhe personalitet i Bektashizmit në bashkpunim me këtë Kryegjyshatën Botërore Bektashiane si dhe janë realizuar disa filma dokumentarë fetarë artistikë dhe historikë. Albapost në përkujtim të figurave të shquara kombëtare për vitin 2001, emërtoi emisionin e pullave me Dede Ahmet Myftar Ahmataj. Për kontribut të shquar në përhapjen e bektashizmit dhe ndenjave kombëtare. Këshilli bashkiak i qytetit të Vlorës i ka dhënë titullin Qytetar Nderi i Vlorës.