Skeda:Plazhi i Gjeneralit.jpg
Plazhi i Gjeneralit në qarkun e Tiranës


Plazhi i Gjeneralit është pjesa më e bukur dhe më tërheqëse në të gjithë rivierën Kavajase të përbërë prej 30 km vijë bregdetare, i cili të bën ta dashurosh që në momentin që të shfaqet befas në horizont, sapo ke kaluar kodrat e Kryevidhit. Kepat shkëmborë që e rrethojnë, janë konglomeratikë dhe e kanë mbushur bregun me zaje të vegjël shumëngjyrësh që formojnë një mozaik të mahnitshëm i cili harmonizohet me blunë e ujit, të gjelbrën e shkurreve dhe të verdhën e rërës së plazhit. Bota ujore është pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe më një specie të veçantë Breshka e ujit e cila ka zgjedhur pikërisht këtë plazh të vogël për të mbarështuar llojin e saj.