Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/09/15
Botuesi kanadez Tyler Brûlé ia arriti qëllimit dhe e ktheu në një traditë ndërkombëtare listimin e qyteteve ku jetohet më mirë, edhe në Shqipëri tradita filloi. Iniciativës së studentëve të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës iu bashkua edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe bashkë me klubin social «campusALBANIA», qëmtuan me kujdes standardin në të cilin jetojmë ne qytetarët e këtij vendi, nuk e komplikuan shumë renditjen e qyteteve shqiptare por thjesht respektuan kriteret bazë të një jetese të mirë. Mbas Korçës u rendit qyteti i Përmetit: "Do të hash e të bësh qejf, sofrën shtruar si për mbret? Pastërtor’e për hyqmet të tillë gjen veç në Përmet! Legjendare kjo poezi për këtë qytet të cilit përveç detit nuk i mungon asgjë. Megjithëse 2 dekadat e fundit kanë gërryer dhe degraduar disi qyetin e famshëm të trëndafilave, Përmeti ende mbetet një zgjidhje e mirë ku mund të jetohet. I shtrirë buzë lumit Vjosa me një popullsi rreth 12 mijë banorë ky qytet ka parqe dhe lulishte pa fund, kuzhinë fantastike dhe të bollshme, ajër të pastër dhe aspak ndotje dhe shkatërrim mjedisor. Vitet e fundit çmimet e banesave janë ritur por të investosh në këtë qytet në mënyrë simbolike ia vlen jo vetëm për atmosferën e ngrohtë miqësore që të ofrojnë vendasit por edhe qetësinë dhe sigurinë e atjeshme. Me çmime fantastike ndryshe nga vendet e tjera, ia vlen të eksperimentosh të jetuarit në Përmetin e bukur."