Parku i Liqenit


Parku i Liqenit Artificial i quajtur dikur kodrat e Shën Prokopit meqenëse ndodhet dhe Kisha Ortodokse me të njëjtin emër ose Stanet e Gogëve sipas fillesave të Tiranës si qytet metropol është një park i madh në jug të kryeqytetit, i ndërtuar në këtë vend në vitet '50. Në brendësi të parkut të madh ndodhet edhe një amfiteatër ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore, kryesisht gjatë periudhës së verës. Varret monumentale dhe simbolike të Vëllezërve Frashëri (Rilindas të shekullit 19) si dhe të Faik Konicës ndodhen gjithashtu në brendësi të parkut të madh monument i cili u soll në Shqipëri nga USA në vitin 1998.