Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/10/29
Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës shtrihet ne verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit. Me vendim të Këshillit të Ministrave ai është shpallur Park Kombëtar me vlera të larta ekoturistike, në përshtatje me konventat ndërkombëtare për shtimin e sipërfaqeve të mbrojtura. Parku ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore dhe ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.