Wikipedia:Faqja kryesore/Fotografia e ditës/2014/12/22
At Shtjefën Gjeçovi ndërmerr qysh në moshë studentore një punim historik mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, duke punuar të paktën gjashtëmbëdhjetë faqet e para . Boton së pari tek "Albania" e Konicës me emër pende Lkêni i Hasit, bubrrimet e para të kryeveprës së tij Kanunit të mbledhur nga goja e popullit, dhe më vonë dymbëdhjetë poezi gjatë 1901-'02 . Shkruan dramat Dashtunija e atdheut më 1901, Kushtrimi asé Mark Kuli Kryeqitas 1903, Shqiptari ngadhënjyes 1904, Princi i dy Dibrave asé Mojs Golemi 1904; Shqiptari ngadhënjyes, 1904; Katër të lumtun, asé Edipi i Shqipnis, 1926; një pjesë prej të cilave ende në dorëshkrim që gjenden në ASH