Edit Durham në Shqipëri

Edit Durham shkruajti 7 libra rreth çështjeve të Ballkanit, nga të cilët "High Albania" (Shqipëria e Epërme) e shkruar në vitin 1909 është më e njohura dhe më e arrira. Ky libër akoma edhe sot e kësaj dite është një udhërrëfyes i mirë i kulturës dhe traditave të malësorëve të Shqipërisë Veriore. Është për t’u theksuar që artikujt e saj për revistën Njeriu (Man)e bëri atë një pjesëtare të njohur të Institutit Mbretëror te Antropologjisë (The Royal Anthropological Institute)