Shën Andoni i Madh në Altarin e Kishës


Shën Andoni i Madh na la fjalime, letra dhe rregulla monakale, ndërsa Jerontikoja dhe koleksionet e mëvonshme të Etërve përmbajnë shumë mrekulli dhe gjëra të dobishme shpirtërore të tij. Nëse Shën Vasili i Madh i ditës së parë të janarit është teoricieni i murgërisë Andoni i Madh sot është ati dhe themeluesi i tij. Lindi në vitin 251 në Egjiptin e Mesëm ku u edukua si i krishterë por deshi të mbetej i pashkolluar. Zotëronte inteligjencë të rrallë dhe ndriçim Perëndie. Mbas vdekjes së prindërve të tij fisnikë dhe të pasur (rreth vitit 270) duke zbatuar menjëherë dy lexime Ungjilli që dëgjoi në kishë në lidhje me mospasjen si kusht paraprak të përsosmërisë (Mt. 19.21; 6.34) ndau pasurinë e tij tek të privuarit, e vendosi motrën e tij në një manastir dhe u dha në një ushtrimin mbinjerëzor dhe kultivim të virtyteve . I pasur në përjetime dhe doktrina tërhiqte masat, kështu që shkretëtira u bë qytet!