Ka lindur në Tepelenë, nga prindërit Brahim dhe Liri Gjoni, një familje Mezhgoranase, me tradita patriotike dhe arsimdashëse. Pasi diplomohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për Gjuhë dhe Letërsi (1979), ndërkohë kryen dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës.

E spikatur që në vitet 80-të për prirjet dhe qëndrimet e saj jokonformiste, Kozeta Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit. Mori pjesë aktive në krijimin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë dhe që nga themelimi ishte në kryesinë e Partisë Demokristiane të Shqipërisë.

Në vitet 1994-1995, u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e saj dhe drejtonte gazeten “Ora e Shqipërise” organ i Partisë Demokristiane të Shqipërisë. Në këtë gazetë botoi një sërë artikujsh publicistikë. Është dalluar si një mësuese e apasionuar në Tiranë dhe mjaft aktive në shtypin e përditshëm e periodik, organizatore dhe regjisore spektaklesh të rinisë, etj. Zonja Keze Kozeta Zylo ka punuar si një mësuese e letërsisë në disa gjimnaze të Tiranës, bashkëpunoi me gazetën “E Ardhmja” të gjimnazit “Cajupi”, Tirane. Në shkurt në vitin e mbrapshtë të 97-ës ajo u largua me familjen e saj ne New York ku u integrua me dinjitet në botën amerikane. Vazhdon kualifikimet në kolegj, emërohet Këshilltare e studentëve në BramsonORT College (2000-2004). Punoi si pedagoge disa vite në “Globe Institute of Technology” në Manhattan, dhe tani është e punësuar në fushën e edukimit në Shkollën e mesme Susan E.Wagner në Staten Island. Shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan. Është zgjedhur sekretare për shtypin dhe informacionin në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në USA. 2007-2010. Rreth poezive të saj u zhvillua një orë mësimi e rregullt në shkollën e mesme Susan E. Wagner në Staten Island, New York, udhëhequr nga Prof.Helen Decker. Gjithashtu poezitë e saj u përzgjodhen dhe u interpretuan në një mjedis amerikan, gjatë një aktiviteti letraro-artistik, në një nga qendrat e mëdha kulturore “Staten Island Greenbelt center, udhëhequr nga znj.Sheree Sobel, shkrimtare dhe psikologe. Janë botuar poezi në Amerikë, Maqedoni dhe Rumani. Në Ditët e Naimit në Maqedoni poezitë e shkrimtares Zylo janë botuar në antologjinë “Rizgjimi i Lutjes”, përgatitur nga Këshilli botues për Festivalin Ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit” në Tetovë, edicioni XV. Publikon vazhdimisht në gazetën “Illyria” dhe “Dielli” në USA. Narratore në TV Alba Life në Staten Island, New York, ku së bashku me bashkëshortin e saj z.Qemal Zylo Ph.D kandidate dhe familjen, janë themelues të TV Alba Life New York dhe të shkollës shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit që operon në disa lagje të Nju Jorkut. Është e martuar me z.Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Dr.Valbona Zylo Watkins dhe Klodiana Zylo Halsted. Ka organizuar për vite radhazi, së bashku me bashkëshortin e saj z.Qemal Zylo, ditën e Flamurit si dhe veprimtari të tjera atdhetare, kulturore dhe patriotike për Shqiperinë, si dhe simpoziume për çështjen e Kosovës.

Çmimet:

1. Ambasador i Kombit Shkolla Shqipe “Alba Life”, New York nga Shteti Shqiptar 2019

2. Mirënjohje për “Alba Life” nga Konsullata e Përgjithshme e Republikes së Kosovës në Nju Jork për kontributin e dhënë në organizimin e përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Kosovës (2018) 3. Senatori veteran Martin Golden nderoi me proklamatë nderi “Alba Life”, në emër të Senatit të shtetit të Nju Jorkut, 2018

4. Proklamatë nga z.Mark Gjonaj Këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut me këtë motivacion: Nderoj TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” për një punë të jashtëzakonshme në shërbim të komunitetit shqiptaro amerikan. TV dhe Shkolla Shqipe “Alba Lfie” ka qenë një shembull i shkëlqyer i suksesit dhe integrimit në Amerikë (2018)

5. Mirënjohje nga organizata “Motrat Qiriazi” në 25 Vjetorin e themelimit të tyre me motivacionin për mësimin e Gjuhës Shqipe fëmijëve të Diasporës 2018

6. Mësuese e vitit nga shoqata “Ana e Malit”, New York, Mars 2018

7. Anëtare Nderi e Albanian Excellence, 2015

8. Nga Albanian Excellence e përzgjedhur në librin “Zonjat Shqiptare në New York”

9. Anëtare Nderi e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” NY, 2019

10. Libri “Mjellmat po të vijnë” u shpall libri më i mirë i vitit, në Panairin e librit me shkrimtarët e Diasporës në New York, 2009, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

11. Çmim mirënjohjeje nga shoqata “Rrënjët Shqiptare” USA me motivacionin për një punë të jashtëzakonshme gazetares Zylo, në ndihmë të Paradës internacionale, ku morën pjesë gjallërisht dhe shqiptarët e Diasporës. Qershor, 2012

12. Çertifikatë mirënjohjeje nga Bashkimi i Intelektualëve në Zvicër me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në Mërgatë në fushën e kulturës dhe Arsimit Kombëtar. Korrik, 2011

13. Çertifikatë mirënjohjeje për bamirësi dhe punën udhëzuese tek studentët e saj në mjedieset e një Qendre Shëndetësore, të cilët për shumë kohë punuan vullnetarisht për të ndihmuar njerëz të moshës së vjetër dhe me probleme shëndetësore. Kjo çertifikatë u dha nga Shkolla e Mesme "Wagner" dhe Qendra e Rehabilitimit “Eger", ne SI, New York, në ceremoninë e gradimit të nxënësve, të cilët u pajisën me diplomat e shkollës së mesme. Maj, 2010

14. Mirënjohje nga Shoqata “Ana e Malit”, New York, 28 Nëntor, 2010

15. I jepet titulli: “Personalitet i Shquar i Kulturës Mbarëkombëtare” nga Shoqata Mbarëkombëtare Ismail Qemali, Vlorë, 28.11.2009

16. U shpall gruaja e vitit 2008, në New York nga organizata e gruas “Zëri ynë”, NY

17. Çmim nga revista “Fotjon Art”, 2007–2008

18. Çertifkatë mirënjohjeje nga TV “Albanian Culture” në New York, për një bashkëpunim të ngushtë me TV dhe mirënjohje për Komunitetin, 2007

19. Çertifikatë nga Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë për një kontribut të shquar në Letërsi, 2007

20. Çertifkatë “Mirënjohjeje” nga Shoqata “Dibra” në Amerikë për ditën e Mësuesit, 2006

21. Çertifikatë nga Akademia e Shkencave në NY, për një punë të palodhur në Media, 2006

22. Titulli i lartë “Krijuese e shquar” nga Akademia alternative pegasiane, Tiranë 2015

Libra të botuar

1. Monumenti i Lotit (me poezi) (2005)

2. Pranverë pa Mimoza (me poezi) (2006)

3. Mjellmat po të vijne (me poezi) (2008)

4. Nje fjongo dielli nga New Yorku ( me poezi) (2010)

5. Refleksione shpirtërore (kritikë, esse, reportazhe) (2010)

6. Kujtimet si fletëz libri, (me poezi) 2015

7. Diaspora si krah shqiponje (reportazhe, esse, kritikë letrare)

8. Bashkautore në Antologjinë “Perëndim i malluar”

7. Bashkautore në librin: “Kur e lë zogu folenë”

8. Bashkautore në librin: “Itaka e fjalës”

9. Redaktore në antologjinë “Zemra Prindërore”

10. Bashkautore në librin: “Antologie de poezie”

11. Bashkautore në librin “Zonjat Shqiptare në New York” 2016

Ka gati për botim dhe dy libra të tjerë.