Shqipe Hysenaj mosha 29 vjece, studimet e larta i ka kryer prane Universitetit Europian te Tiranës në degën e "Marrdhënieve Ndërkombëtare". Dalja e saj e parë në ekran ishte në një reality show në televizionin Top Chanel "Për'puthen". Shqipe Hysenaj di mjaft mirë si si të jetë në qendër të vëmëndjes. Ajo është një vajzë e shkathët simpatike dhe mjaft e ëmbël ka një karakter të fortë dhe përballjet e sajë janë të drejtpërdrejta. Emisionet ku ajo është prezente dhe merr pjesë në to janë tek "E diell" rubrika "Trotuar" dhe tek emisioni me i ri tashmë "N'shpi te re". Që në daljen e saj për herë të parë spikati me karakterin e sajë të fortë. Hobi i sajë është aktrimi dhe të merret me programet e fitnesit. Profesioni i saj është aktrimi dhe moderatore.