Wikipedia:Një fshat, Një artikull 2024

Një fshat, Një artikull 2024 është fushatë online e organizuar nga Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe, me synim të angazhojë Wikipedian-ë të rinj dhe me përvojë të shkruajnë dhe të zgjerojnë përmbajtjen e artikujve të fshatrave shqiptare në Wikipedia shqip. Fushata, e cila do të zhvillohet nga 15 janari deri më 16 shkurt, është e hapur për të gjithë ju të cilët jeni të interesuar të shkruani artikuj të rinj për fshatin tuaj, fshatin fqinj apo cilindo fshat shqiptar të cilin keni hasur se nuk ka mbulim të mjaftueshëm në Wikipedia shqip. Po ashtu, inkurajoheni të bëni përmirësime, të shtoni fotografi, ilustrime, statistika, histori dhe çfarëdolloj informacioni që vlerësoni se mungon tek artikujt ekzistues për fshtatrat shqiptare në përputhje me shtyllat e redaktimit në Wikipedia. Në rast se nuk keni kontribuar më parë në Wikipedia, mos hezitoni ta shfrytëzoni këtë mundësi të filloni me redaktimet e juaja të para.

Si të bëheni pjesë e fushatës

Redakto
  • Nëse nuk keni llogari në Wikipedia, hapeni këtu.
  • Pasi jeni kyçur në llogari, regjistrohuni në fushatën “Një fshat, Një artikull“ duke shtypur në këtë lidhje. Kjo na ndihmon të gjurmojmë kontributet tuaja për fushatën. https://outreachdashboard.wmflabs.org/courses/WoALUG/1_fshat,_1_artikull_2024
  • Zgjidhni fshatin për të cilin dëshironi të shkruani. Nëse ju duhen ide, keni mund të zgjidhni nga lista e kategorive artikujt ekzistues për fshatrat në Shqipëri apo Kosovë, të cilat kanë nevojë të zgjerohen, përmirësohen apo përditësohen me të dhëna në Wikipedia dhe Wikidata.
  1. Kategoria e fshatrave në Shqipëri.
  2. Kategoria e fshatrave në Kosovë.

Editathon

Redakto
 

Më 3 shkurt, e shtunë, ne do të mblidhemi për të shkruar të paktën një artikull për një fshat. Qëllimi i këtij editatoni është të përmirësohen dhe të përditësohen artikuj në Wikipedia për një fshat shqiptar. Ne ftojmë të gjithë njerëzit të marrin pjesë për të ndarë dijet dhe eksperiencat për fshatin në Shqipëri dhe Kosovë.

Detajet e editatonit:

  • Data: 3 shkurt
  • Vendndodhja në Shqipëri: Coolab, Tirana
  • Vendndodhja në Kosovë: Prishtina Hackerspace

Informacion për fshatrat në Shqipëri

Redakto

Informacion për fshatrat në Kosovë

Redakto
  • LEKSIKON – VENDBANIMET E KOSOVËS, II
  • LEKSIKON – VENDBANIMET E KOSOVËS, III
  • Dr.Jusuf Osmani - VENDBANIMET E KOSOVËS

Si të redaktoni artikuj në Wikipedia

Redakto

Nëse nuk keni përvojë të mëparshme në redaktim artikujsh, Wikimedian-ët e Gjuhës Shqipe ju vjen në ndihmë me materiale udhëzuese. Para se të filloni procesin e punës në artikuj, duhet të keni parasysh se ekzistojnë rregulla dhe parime të cilat duhet t'i ndiqni dhe që do t’ju ndihmojnë të shkruani artikuj sipas formatit me të cilin funksionon Wikipedia dhe projektet e saj motra.

Si të ngarkoni fotot në artikull

Redakto

Ngarkimi i fotove në artikuj bëhet përmes Commons-it që është projekti motër i Wikipedia-s. Më poshtë gjeni udhëzime se si të ilustroni artikujt me foto ekzistuese në Commons apo se si të ngarkoni foto të reja. Për këtë të fundit, duhet të keni parasysh se duhet të ngarkoni vetëm foto që kanë autorësinë tuaj, përndryshe do t'ju fshihen.

Vendosja e fotove ekzistuese në artikuj:

  • Zgjidhni artikullin në Wikipedia shqip, të cilin dëshironi ta ilustroni.
  • Në artikull klikoni butonin "Redakto", pastaj në shiritin poshtë butonin "Futni", pastaj "Media".
  • Në dritaren që ju hapet, në shiritin për kërkim, kërkoni fotografi që janë pjesë e librarisë së Wikimedia Commons dhe që përshtaten me përmbajtjen e artikullit. Mos harroni të përshkruani çfarë përfaqëson fotoja.
  • Ruani ndryshimet.
Ngarkimi i skedarëve multimedial në Wikimedia

Ngarkimi i fotove të reja përmes Commons-it:

  • Krijo llogari në Wikimedia Commons për t'i ngarkuar ilustrimet. (nëse keni llogari ekzistuese në Wikipedia mund të kyçeni me të edhe në Commons)
  • Në faqen e Commons-it, klikoni "Upload" (sigurohuni që jeni të kyçur)
  • Shkoni në fund të faqes që ju hapet dhe në këndin djathtas klikoni "Next"
  • Zgjidhni fotot në kompjuterin tuaj për ngarkim
  • Zgjidhni nëse skedari është punë e juaja. Si fillestarë rekomandohet t'i ngarkoni vetëm fotot që keni bërë vetë.
  • Nëse është e dikujt tjetër, vendoseni emrin e autorit dhe burimin, pastaj zgjidhni statusin e të drejtave të autorit
  • Vendosini fotove të ngarkuara një titull unik dhe një tekst përshkrues për të.
  • Zgjidhni kategoritë përkatëse.
  • Përzgjidhni artikullin në Wikipedia shqip, në të cilin dëshironi të kontribuoni me ilustrimet tuaja.

Velga e përkthimit

Redakto

Në rast se ekziston 1 artikull cilësor në një gjuhë tjetër për fshatin të cilin dëshironi të shkruani, Wikipedia ju mundëson dhe ju lehtëson përkthimin përmes përdorimit të veglës së përkthimit Për të kuptuar se si funksionon, ndiqni udhëzimet në video: https://www.youtube.com/watch?v=WiGybBz1x7Y

Kontakt

Redakto

Mund të na kontaktoni në kanalet e rrjeteve tona sociale në Facebook, Instagram, Twitter, në faqen e diskutimit si dhe e-mail, në adresën: info@wikimediashqip.org

Organizatorët

Redakto

Wikimedians of Albanian Language UG