Nimon Muçaj u lind me 1952 në Llukë të Epërme të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Deçan. Dy vite studio gjuhë dhe letërsi angleze. Kreu shkollën e lartë për aktorë në Prishtinë me 1973. Shfaqja e parë “Nora” e Andrea Skanjetit Deçan maj 1971 aktor (Vuçi Pasha) e regjisor. “Fisheku në Pajë” Fadil Kraja- roli- Orhani, “Besa” Sami Frashëri- roli- Selmani, Tv filmi “Era e lisi” Besim Sahatçiu- roli- fshatari, “Njeriu Prej Dheu” roli -fshatari. Shfaqjet më të njohura” në role kryesore: “Beselam pse me flijojnë”, Unë Halil Garria, “Babai im kulak socialist”, “Ali Pashë Tepelena”, Halili e Hajrija, Tri vjet punoi si arsimtar i gjuhës angleze në Drenoc dhe Isniq, të Deçanit. Që nga viti 1977-2007 punoi në Teatrin Popullor të Gjakovës. Nga 2008- 2011 ka bërë disa shfaqje në Gjakovë, Pejë dhe Deçan, pasi Komuna e Gjakovës dhe MKRS e hoqi nga lista e pagava atë dhe disa kolegë me motive për “reforma të reja në teater”.Pra ata që i kishin dhënë fizionomi Teatrit të Gjakovës për 30 vite, i hoqën nga puna. Ne Teatrin Publik“Istref Begolli” Pejë punoi nga 2011-2017. Deri tani ka interpretuar mbi 120 role në teatër, në TV drama, filma artistik dhe videprojekte të ndryshme artistike.    Ka bërë regji teatrore, filmike dhe tv dokumetarë, si dhe fima televiziv të cilët janë emituar para lufte në RTP dhe RTSH, si dhe pas lufte në RTK, në RTSH, TV Dukagjin etj. Ka punuar si aktor, regjisor dhe anëtar jurie dhe veprimtar në gjithë hapësirën shqptare, Preshevë, Dibër, Kumanovë, Tiranë, Tuz dhe Ulqin. Ka xhiruar dhe interpretuar në Zvicër, Gjermani dhe Suedi. Me filmin “Pushka nr 56296” ka marre pejsë ne Festivalin Evropian të filmit ne Zlin të Çekisë me 1999-të.   Deri tani ka botuar, ”Prova e tridhjetetretë” Rilindja, Prishtinë 1989, ”Ditët që thyen shpatën e perandorisë” dramë Jeta e re- Prishtinë 1991,  ”Vdekja e kalit”roman-Rilindja Prishtinë 1993, ”Baladë për borën e kuqe” roman- Eurorilindja Tiranë 1999, ”Verrat e Llukës dhe Neutrali i Junikut”botim i autorit Prishtinë 2002,  ”Salih Çekaj -Gurthemeli i Pavarësisë së Kosovës- monografi- Gjakovë 2003,  ”Requiem për Atë Shtjefën K. Gjeçovin dhe për Patër Luigj Palajn”- Gjakovë 2003 -ku perfshihen tri forma letrare: roman, dramë dhe skenar filmi,  ”Ditët e buburrecit”- roman- Rozafa- 2004, “Guximi s’ka gojë” roman -Faik Konica -2014, “Baladë muhaxhire” roman BIK- Prishtinë 2019, “Vitet e harrimit” roman Faik Konica Prishtinë 2019, “Meshtari me dy varre” Faik konica 2023, “Viti ‘13 dh masakra e Ujzit” Fidani Prizren 2023...  Disa herë ka marrë shpërblime letrare, si dhe për regji, dramatizim dhe interpretim nëpër festivale të ndyshme teatrore, që nga vitet ‘80 e deri në ditët e sotme. Nimon Muçaj është në pension dhe jeton ne Llukë të Epërme të Deçanit.