Burime të besueshme për Tokën?

Redakto
  • "15 gjëra që më pëlqejnë për Tokën Mëmë". Starmother, Jasmine Michelle. Jas Planet Loving Earthblog. Maj 2002. http.jasminesearthblog.blogblogblog.com/15_things_I Love. Qasur 17:45, E hënë, 23 dhjetor 2024 (CEST).
  • "Planeti Tokë në Balansin e Historisë". Gnawledge, O'penn. Revista Shkenca dhe Natyra. 21 mars 2010. * http.sanj.com/Earthinthebalance. Qasur 17:45, E hënë, 23 dhjetor 2024 (CEST).
  • "Toka është një planet". Duzit, E.Z., MiddleSchool Books. prill 2004, Londër. Qasur 17:45, E hënë, 23 dhjetor 2024 (CEST).

Shpresoj që ndihmon!--GaiaGirl86 (talk)

Revista Shkenca dhe Natyra duket burim i fortë dhe i rëndësishme me reputacion të mirë. Unë mendoj se ne mund të mbështetemi në atë më shumë se të tjerët për këtë artikull. Hulumtimi i mirë! GalacticTrekker 2:30, 25 qershor 2013 (UTC)

Përmbledhje nga burimi

Redakto

E përmblodha burimin me fjalët e mia:

Shkenca tregon se Toka është formuar rreth 4,5 miliardë vjet më parë. Organizmat që jetojnë në Tokë kanë ndryshuar plotësisht ajrin e saj (atmosferën); kjo quhet biosferë. 71% e sipërfaqes së Tokës është e mbuluar me oqeane me ujë të kripur. Toka është i vetmi vend në Sistemin Diellor, ku dihet për momentin të ekzistoj uji i lëngshëm. Pjesa tjetër prej 29% përbëhet nga tokë shkëmbore në formën e kontinenteve dhe ishujve.
Toka ndërvepron me objekte të tjera në Sistemin Diellor, veçanërisht Diellin dhe Hënën. Toka rrotullohet ose shkon rreth Diellit rreth një herë në çdo 365,25 ditë. Një rrotullim quhet një ditë dhe një orbitë rreth Diellit quhet një vit. Kjo është arsyeja pse ka 365 ditë në vit, por një ditë shtohet një herë në 4 vjet.

Do të ishte mirë në qoftë se dikush mund të shtoj atë për mua, unë kam një raketë për të kapur! Tung tani ;) --GaiaGirl86 (Diskutim)

Çfarë po bën??

Redakto

Info që shtove. nuk. ka. reference. Kjo është keq, keq, keq! A din kush nga na erdhi kjo???? - Taggy McTaggerstein 2:36, 25 qershor 2013 (UTC)

Jeni mjaft e shpejtë Taggy. Jam i gëzuar që njerëzit si ju jeni po kujdeseni për lexuesit. Do të shtoj një burim pas pak. Po kërkoj udhëzime se si bëhet kjo. - GalacticTrekker 02:56, 25 qershor 2013 (UTC)
Hej GalacticTrekker. Më vjen keq në qoftë se kam qenë pak i vrazhdë. Kam pas një ditë të vështirë dhe erdha në Wikipedia për pak paqe dhe qetësi - kur shoh diçka të gabuar mezi pres për ta rregulluar atë! Kujdesem për këtë projekt aq shumë. Do të përpiqem të jemë më miqësor herën tjetër. Shpresoj të qëndroni këndej. Kjo lidhje mund të ju ndihmojë: Ndihmë:Burimi_i_informacionit - TaggyMcTaggerstein
Jam i kënaqur me ju të dy. Tani, vazhdojmë, kemi një enciklopedi të shkruar ;) - SocraTease 2:56, 25 qershor 2013 (UTC)