Më poshtë i gjen disa nga opsionet e mundshme se si mund të kthehet tastatura në gjuhën shqipe.



Për Windows XP (Professional) gjermanisht, tastaturë gjermanisht

Redakto

Start-->Einstellungen --> Systemsteuerung --> Regions- und Sprachoptionen--> Sprachen --> Details --> Hinzufügen --> Albanisch --> OK --> OK

Me butonin e Windows dhe Shift mundesh ta ndërrosh gjuhën nga gjermanishtja në shqip dhe anasjelltas.

Ç'Ë

Windows XP anglisht, tastaturë anglisht

Redakto

Start --> Settings --> Control Panel --> Regional and Language Options --> Languages --> Details --> Add --> Albanian --> OK --> OK

Me butonin e Windows dhe Shift mundesh ta ndërrosh gjuhën nga anglishtja në shqip dhe anasjelltas. Ose pa ndërruar aspak gjuhën me mënyrën e mësipërme ë = (alt + 0235), ç = (alt + 0231), Ç = (alt + 0199) dhe Ë = (alt + 0203)

Windows XP norvegjisht, tastaturë norvegjisht

Redakto

Start --> Innstillinger --> Kontrollpanel --> Innstillinger for region og språk --> Språk --> Detaljer --> Legg til --> Albansk --> OK --> OK

Me butonin e Alt të majt dhe Shift mundesh ta ndërrosh gjuhën nga norvegjishtja në shqip dhe anasjelltas.

XWindows KDE (Linux), tastaturë anglisht

Redakto

K Menu --> Settings --> Control Centre --> Regional and Language Options --> Keyboard Layout --> Available layouts:al Albanian --> Add >> --> Apply --> x - Mbylle


Me butonin e Ctrl Alt dhe K mundesh ta ndërrosh gjuhën nga anglishtja në shqip dhe anasjelltas.

Xorg, GNOME, GNU/Linux, tastierë italiane

Redakto

Klikim i djathtë me mouse mbi njërin prej panelëve, zgjidh "Shto tek paneli":

 

Tek dritarja e dialogut që do të hapet, zgjidh "Treguesi i Tastierës":

 

Një zë i ri do të shtohet në panel. Meqenëse jam duke përdorur një tastierë italiane, rezulton si "ita". Shtojmë shqipen. Klik i djathtë i mouse mbi "ita" dhe, tek menuja në formë tende që do të hapet, zgjedhim "Hap pronësitë e tastierës":

 

Do të hapet një dritare e re dialogu: shtyp pulsantin "Shto",

 

dhe zgjidh "Albania" tek dritarja e re e dialogut që do të hapet.

 

Shtypim pulsantin "Ok" dhe planimetria e tastierës për gjuhën shqipe do të shtohet. Mund të kryeni konfigurime të mëtejshme në lidhje me tastierën (mouse për majtoshët, shpejtësia e shkrimit, etj.):

 

Tani për të kaluar nga njëra planimetri e tastierës tek tjetra, mjafton një klikim mbi zërin e panelit (ita ose alb). Gjithashtu, gjuhët mund të grupohen për përdorim në dritare apo programe të veçantë.

Në tastierën në përdorim (qwerty, 105-key PC), gërma "y" rezulton tek tasti "z" e anasjelltas. Gërmat "ë" dhe "ç" shkruhen duke shtypur tastët e kombinuar:

Alt + 0235 për "ç" edhe Alt + 0231 për "ë".

Lidhje të jashtme

Redakto