WikiGap
Së bashku mund të ngushtojmë hendekun gjinor në internet! Wikipedia është enciklopedia më e madhe online në botë. Përmbajtja e saj krijohet e gjitha vullnetarisht dhe ka potencialin t’i japë ngjyra këndvështrimit tonë për botën. Si në gjithë shoqërinë edhe në Wikipedia ka një pabarazi të madhe gjinore. Informacioni mbi gratë dhe vajzat në Wikipedia është katër herë më i vogël se informacioni mbi burrat dhe djemtë. Në Wikipedian shqiptare hendeku gjinor është edhe më i madh. Vetëm 15% e 9,271 biografive të publikuara në shqip i përkasin grave dhe vajzave. Kjo do të thotë se informacioni rreth burrave është gjashtë herë më i madh. Ne duam ta ndryshojmë këtë!


Për çdo artikull të krijuar ose përmirësuar, në faqen e diskutimit vendos stampën {{WikiGap}} duke e specifikuar varësisht nga shteti ku punoni {{WikiGap|shteti=Kosovë}}, {{WikiGap|shteti=Shqipëri}} ose {{WikiGap|shteti=Maqedoni}}.


Vitet e kaluara

2018