Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Familja Fisnike Meksi

Familja fisnike Meksi

Meksajt, që vërtetohet se fillojnë përpara 11 shekujve, nga shtrirja e pafund gjeografike ku kanë banuar ata, që nis probabilisht nga fshati Mesi, që ndodhej “diku midis Shkumbinit dhe Drinit”, dhe që zgjerohet nga Venediku deri në ishujt e largët të Greqisë. Fisi Meksi u shfaq rreth shekullit të X dhe besohet se përbën degën fillestare të fisit fisnik të Buas(Vasil Meksi. Familja Meksi, Athinë, 1995. f. 77). Albanologu i shquar Minlan Shufflay ka gjetur në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416, se krahina ndërmjet Kepit të Rodonit, Krujës dhe Lezhës, banohej nga fisi Messi, Meksi, Mexi. Origjina më e largët duhet të ketë qënë fshati Mesi i ndodhur, sipas historianit serb Stefan Nemania, në zonën në mes lumenjve Shkumbin dhe Drin.42 Emri i fisit Meksi mund ta ketë origjinën nga funksioni, ofiqi ose posti. Luftëtarët e fisit Meksi u shërbyen perandorëve Romak, Bizantinë dhe despotëve të Epirit. Ata bënin pjesë gjithashtu në gardën personale të Komnenëve të fuqishëm. Gjatë periudhës së luftrave të suksesshme të popullit shqiptar për liri, nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, fisi Meksi ka dhënë një kontribut të shquar, që vërtetohet nga shumë dokumenta të kohës (Historia e Shqipërisë Tiranë,1979). Menjëherë pas pushtimit të plotë të Shqipërisë nga hordhitë turke, fisi Meksi u zhvendos në disa drejtime: Dalmaci, Venedik, Itali, Moravi (Çeki) dhe sidomos në drejtim të Jugut. Një degë e familjes Meksi u vendos në Dalmaci që në vitin 1449. Më pas (1553), Meksajt i gjejmë në katalogun e familjeve fisnike të Kotorrit, qytet kështjellë nën Republikën e Venedikut. Dokumente veneciane vërtetojnë se luftetarët e fisit Meksi, të vendosur në Dalmaci, kanë luftuar si stratiotë nëpër repartet e ushtrisë së Republikës kundër pushtuesit turk. Stema (blazon) e Meksajve që jetuan dhe luftuan në qytetin e Kotorrit, është e kaltërt me një brez të artë. Degë të tjera të fisit Meksi u vendosën në qytete të ndryshme të Venetikut (Venecie, Verona, Feltre, Trieste). Luftëtarë nga fisi Meksi i ofruan shërbime ushtarake Republikës së Venedikut, duke spikatur veçanërisht në luftën Venediko-Turke të vitit 1465 . Fillimisht familja mbante mbiemrin Mexis, kurse më vonë u përshtat në De Mezzi ose Mezan. Mbiemri i fisit ka ndryshuar sipas gjuhës së shteteve ku ata kanë banuar. Në Shqipëri është përdorur ks (Meksi) ose s, ss (Mesi, Messi). Në krahinat që gjatë Mesjetës kanë qënë të pushtuara nga Venedikasit ose që u çvendosën në Itali ss (Messi, Da Messa), në Republikën e Venedikut, sipas dialektit lokal, z ose zz (De Mezzi, Da Mezan) dhe në Kotorr të Dalmacisë x (Mexa). Njëra nga stemat e fisit me banim në Venedik përmbante një keshtjellë me 3 kulla, nën të cilën është shkruar mbi një fjongo mbiemri Mexis. Stema tjetër përmbante një urë me 2 harqe, mbi të cilën ishte vizatuar një dorë e mbledhur grusht me gishtin tregues përpjetë. Kam bindjen se është e arsyeshme të lidhet ura e stemës me urën e famshme të Mesit, pranë fshatit me të njëjtin emër, nga ku, sikurse shkruan Shufflay dhe të tjerë, duhet të ketë qënë origjina e fisit Meksi. Familja Meksi-DeMezzi, me banim në Venecie, bënte pjesë në këshillin e fisnikëve të qytetit, duke qënë e regjistruar që prej vitit 1759 “në katallogun e titullarëve të Republikës së Venedikut”. Familja Meksi-Mezzan me banim në Feltre ishte regjistruar si familje fisnike e qytetit që më vitin 1557. Nikolla Meksi-Mezzan ishte guvernator i Venedikut në Peloponez.44 Një degë e familjes Meksi u vendos në Romë. Peshkopi Bernardo De Meza (Meksi) ishte përfaqësues i Perandorisë së shenjtë Romake në Angli (1521-1523) . Meksajt e vendosur në Çeki, ruajtën për shumë kohë mbiemrin. Ndër ta janë shquar Vasil Meksi, kryenoter dhe pedagog i teologjisë; Xhovani-Andrea Meksi, dekan i shkollës së Shën Pjetrit në qytetin Brunn; Amadeo-Paolo dhe Paolo-Salvatore Meksi, dekanë të Fakultetit Juridik dhe Kalorës të Urdhërit të Maltës. Pjesa dërrmuese e fisit Meksi duket se ka lëvizur gradualisht në drejtim të jugut, duke lënë gjurmë të qarta gjatë rrugës .Pjesëtarë të familjes Meksi janë vendosur në Greqi në periudha të ndryshme, duke filluar kryesisht pas shekujve X1V-XV. Ata u përqëndruan kryesisht në Peloponez, Athinë, Korint dhe në ishujt Speces, Leonidhis dhe Korfuz. Dokumenta të shumta vërtetojnë kontributin që kanë dhënë Meksajt e Greqisë, sidomos gjatë kryengritjes së vitit 1821 kundër pushtuesit turk. Veçanërisht është shquar Theodhori Meksi, oficer i flotës ushtarake greke, në luftën për çlirimin e Peloponezit. Jorgo Meksi, njëri nga kapedanët e athinasve, mori në dorëzim Akropolin nga turqit në vitin 1822 . Familja Meksi që banon në ishullin Speces mban edhe sot letrën me anë të së cilës udhëheqës të rëndësishëm të kryengritjes, Kollokotroni dhe Marko Boçari, falënderonin Joanis Meksin për heroizmat e kryera gjatë luftës kundër turqve. Në Muzeun Kombëtar Grek, krahas heronjve të revolucionit të vitit 1821, gjëndet edhe oficeri me origjinë nga Labova Kristo Meksi (1794-1832), komandant i një reparti të rëndësishëm të kryengritësve( Vasil Meksi. Materiale të mbledhura nga Arkivi i Përgjithshwm i shetit grek, Athinë, 1981. f.147) Gjatë shekujve XIX-XX kanë qënë të shumtë Meksajt e Greqisë që kanë luajtur një rol të spikatur si politikanë, tregtarë, juristë, mjekë etj. Gjatë periudhës kohore nga 1878, krijimi i Lidhjes së Prizrenit, deri në nëntor 1912, ngritja e flamurit në Vlorë, kanë qënë të shumtë Meksajt që kanë dhënë një kontribut të spikatur për realizimin e ëndrrës së madhe të popullit shqiptar, kthimin e lirisë së merituar. Ndër ta veçohet Petro Meksi, që udhëhoqi të gjitha veprimet e Lidhjes në krahinat e Jugut dhe shpalli botërisht, “se ortodoksët e Jugut nuk duhet t’i ndajnë fatet nga ato të vëllezërve të tyre myslimanë.” Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte rezultat i një aktiviteti intensiv propagandist, politik dhe diplomatik, që u realizua nga një ekip i madh patriotësh, të kryesuar nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Në këtë ekip bënin pjesë edhe Polo Meksi dhe Kristo Meksi, që banonin prëj kohësh në Bukuresht. Ata, pasi kryen një aktivitet të gjërë patriotik në Rumani, shoqëruan Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin në udhëtimin e tyre historik drejt Vlorës. Kristo Meksi, sikurse vërtetohet edhe nga materialet e këtij libri, mori pjesë aktive në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, duke qënë gjithashtu një nga firmatarët e aktit përfundimtar. Kristo Meksi u përfshi në qeverinë provizore të Vlorës dhe në atë të princ Vidit, kurse Polo Meksi u emërua gjykatës në qytetet e Jugut. Më pas Petro Meksin e shohim aktiv në çetën e Mihal Gramenos dhe pjesëmarrës, me gradën e togerit, në Luftën e Vlorës më 1920, ku luftoi me trimëri dhe u dekorua pas vdekjes, më 1962, me rastin e 50 vjetorit të pavarësisë. I biri i tij Prokop Meksi, mori pjesë aktive në Luftën Nacional Çlirimtare. Ai u vra nga fashistët italianë në Durrës më 1943, por emri i tij u përjetësua kur dhjetra djem e vajza labovitë dhe nga fshatra të tjera të Rrëzës, formuan çetën partizane me emrin e tij. Insistojmë të përsërisim se dëshmori tjetër nga fisi Meksi është Sofo Meksi që u përjetësua nëpërmjet këngës së famshme “Lule Sofo, lule djalë”, e cila u këndua në të gjithë vendin. Në qoftë se Dr. Apostol Panajot Meksi konsiderohet një nga të parët.folkloristë shqiptarë, i biri i tij Dhimitri, intelektual i kompletuar ishte një nga mbledhësit dhe studiuesit më aktivë dhe cilësorë të folklorit tonë në krahinën e Çamërisë. Ishte vetëm student mjekësie në Athinë (1858) kur vendosi letërkëmbim me De Raden, më të shquarin ndër folkloristët arbëreshë.

Edhe para Luftës së Parë botërore, por sidomos pas luftës, lakmitë e shteteve fqinje arritën kulmin duke rrezikuar që të cënoheshin rëndë interesat jetike të Shqipërisë. I gjithë populli shqiptar u ngrit në këmbë për të kundërshtuar cungimin e Shqipërisë. Nga Meksajt e angazhuar në këtë periudhë delikate për fatet e Shtetit Shqiptar të sapoformuar, dallohet gazetari i famshëm, rilindasi Jorgji Meksi, dhe avokati Aleks Meksi. Ata u arrestuan nga xhandarmeria greke ( 1913) nga që denoncuan botërisht synimet shoviniste greke. Petro Vasil Meksi mori pjesë me pushkë në dorë në luftën e Vlorës të vitit 1920, që përfundoi me fitoren e madhe kundër pushtuesve italiane, e cila kishte rëndësi jetike për pavarësinë kombëtare dhe sovranitetin e Shtetit Shqiptar. Të tre këta Meksaj kishin kryer një aktivitet të shkëlqyer patriotik edhe më parë, gjatë pushtimit turk. Petro V. Meksi, për më tepër, Gavril Meksi ka qënë një studiues i shquar patriot shqiptar. Veprat e tij për historikun e Flamurit Kombëtar, kryengritjet e vitit 1847 kundër turqve, për Ali pashë Tepelenën, për Bajram Currin dhe për problemin pellazgjik, janë kontribute të vërteta shkencore. Ai ka dhënë një ndihmesë te jashtëzakonshme në përpilimin e tekstit të parë të Historisë së Popullit Shqiptar, duke vazhduar në këtë mënyrë traditën e kaherëshme të familjes Meksi Spiro Meksi (1851-1935) . Pasi kreu shkollën e fshatit përfundoi mësimet në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe më pas u dipllomua në Fakultetin e Mjekësis të Universitetit të Stambollit. Më pas braktisi avokatinë dhe kaloi si këshilltar i familjes së EsatToptanit Vangjel Meksit (1770-1823), njėrit prej mjekėve tė Ali Pashė Tepelenės, pėrkthyesit tė parė Dhiata Re (1821) Vangjel Meksi lindi nė Labovė rreth vitit 1770. Pasi kreu gjimnazin Zosimea nė Janinė, shėrbeu nė ushtrinė e Ali Pashės si oficer artilerie. Meksajt e Labovės ishin njė familje me Aliu e dinte qė ata e kishin pėr traditė ushtrimin e mjekėsinë popullore, kur zgjodhi Vangjelin dhe e dėrgoi nė Napoli pėr t diplomuar nė Mjekėsi. Mė 23 shkurt 1803 studenti i ardhshėm kaloi Adriatikun duke shtrėnguar fort rekomandimin e Vezirit për Ferdinadin e I Burbon. Veziri i Janinės i shkruante Mbretit: “Po ju dėrgoj Vangjel Meksin shqiptarin pėr tė mėsuar atje. lutem Madhėrisė Suaj tė keni mirėsinė qė t’i jepni mbrojtjen tuaj mbretėrore nė mėnyrė qė tė gėzojė ato kushte dhe lehtėsi, tė cilat çojnė nė mėsimin e kėtyre shkencave”. Vetėm pas 5 muajsh, duke treguar interesimin e tij tė veçantė, Ali Pasha i shkruan sėrish mbretit tė Napolit: “Ju dėrgoj falėnderimet mė tė shquara pėr gjithçka qe i ėshtė dhėn Vangjel Meksit, i cili shpresoj se do tė pėrfitojė nga kushtet që janė krijuar me bujari nga Sovrani dhe, kur tė kthehet nė Atdhe me vlerėsimin pėr sjelljen e mirė dhe pėrvetėsimin e dijeve, tė ngrejė lartë emrin e Mbretit tė lavdishėm”. Pėr gramatikėn e Meksit dihet vetėm se ėshtė botuar para vitit 1819. Nė kėtė mėnyrė ajo mund tė jetė e para ose e dyta e hartuar nga njė studiues shqiptar, pas asaj tė E. Vithkuqarit (1814) , sponsorizuar nga Liku dhe mbase e pėrpiluar sė bashku me tė. Po nė kėtė periudhė Vangjel Meksi pėrpiloi njė alfabet original si dhe drejtshkrimin e gjuhės shqipe. Alfabeti pėrmbante shkronja greqisht por edhe neolatine, pėr tė eliminuar nė njė farė mėnyre ndryshimet fonologjike nė mes tė dy gjuhėve. Pėr tingujt qė nuk mund tė pėrfaqėsoheshin nga shkronjat greke, Meksi huazoi shkronja nga alfabeti neolatin si p.sh.: d, b, e, ė etj, ose pėrdori kombinime shkronjash, si dhe shenja diakritike nė formė pike sipėr shkronjės ( V. Meksi… etj. f. 46 ). Refuzoi propozimin e Zogut pėr postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Oborit ,kurse gjatė pushtimit fashist nuk pranon ofertat e shumta pėr poste tė larta nė qeveritė kukulla. Pas çlirimit emėrohet zv/ Prokuror i Pėrgjithshėm pėr çėshtjet civile dhe mė pas punon nė zyrėn juridike tė Kryeministrisė. duhet pėrmendur gjithashtu dhe kontributi i tij, i pranuar nga tė gjithė kolegėt, nė pėrpilimin e Kushtetutës

Kristo meksi Nje nga diplomatet e pare shqipetar, nė ato vite kishte korespondencė me patriotėt e Çamėrisė dhe financonte edhe botimin e gazetės Liria tė Selanikut. Mė vitin 1911 Kristo Meksi mbėshteti kryengritjen e Kosovės dheshkoi atje ku u takua me krerėt e saj. Nė kujtimet e tij shkruan: “ shumė nė bisedime e kuvend, qėndrova me zotin Ismail Qemal Azis Pashė Vrionin e Gani bej Frashėrin” (gazeta Liri e Shqipėr gusht 1911, numėr 15) Shoqėritė e kolonive tė mėrgimit e vijuan veprimtarinė e tyre tė pavarur atdhetare dhe qėndruan jashtė çdo ndikimi tė huaj. Gjatė muajve nėntor-dhjetor tė vitit 1906 u arrit bashkimi i tė gjitha shoqėrive tė Bukureshtit nė njė tė vetme kulturore, me emrin “Bashkimi”. Mbledhja qė u zhvillua nė shtėpinė e tij nė Bukuresht ka tė shėnuar nė procesverbalin e saj: “Tė mbledhur nė shtėpinė e zotit Kristo Meksi, rruga Nifon, numėr 12, mbas shumė debatesh mbi gjetjen e zgjidhjes pėr bashkimin e tė gjithė shqiptarėve tė Rumanisė nė njė shoqėri tė vetme...” (AQSH, fondi 99, dosja 116, fleta 2). Me kėtė rast Hil Mosi nga Klogenfurti i shkruan Asdrenit: “Tė pėrshėndetet Kristo Meksi dhe Pandeli Evangjeli, kėta mėmėdhetarė tė flaktė”. Mė 7 dhjetor rreth 200 pėrfaqėsuetit e shoqėrive tė kolonive tė Rumanisė (“Dituria”, “Drita” dhe “Shpresa”), pasi shpallėn shkrirjen e tyre, zgjodhėn kryetar tė shoqėrisė sė re Thoma Çamin e nėnkryetar Kriso Meksin e Pandeli Evangjelin. Midis veprimtarėve tė saj ishin edhe Mihal Gramenoja, Asdreni etj. Sipas statutit tė ri, shoqėria kishte pėr qėllim tė pėrhapte kulturėn nė gjuhėn shqipe, tė botonte libra didaktikė pėr shkollat shqipe dhe tė ndihmonte pėr mbajtjen e shkollave shqipe nė Shqipėri, si edhe pėr hapjen e shkollave tė tilla nė Bukuresht. Nė maj tė vitit 1907, me nismėn e Kristo Meksit, etj., u formua nė Bukuresht komiteti i shqiptarėve “Pėr lirinė e Shqipėrisė” dhe u botua statuti i tij, “Kanonizma”. Mė 27 tetor 1912, sė bashku me Luigj Gurakuqin dhe 25 shqiptar tė tjerė, presin nė Bukuresht Ismail Qemalin qė vinte po atė ditė ng Turqia. Mė 5 nėntor kolonia shqiptare e Bukureshtit organizoi n mbledhje nė prani tė Ismail Qemalit ku, nė emėr tė shqipėtarėve tė Bukureshtit, Kristo Meksi i premtoi Ismail Qemalit dhėnien ndihmave financiare qė do tė shėrbenin pėr shpalljen e pavarėsisė. Mė 27 tetor 1912, sė bashku me Luigj Gurakuqin dhe 25 shqiptarė tė tjerė, presin nė Bukuresht Ismail Qemalin qė vinte po atė ditė nga Turqia. Mė 5 nėntor kolonia shqiptare e Bukureshtit organizoi njė mbledhje nė prani tė Ismail Qemalit ku, nė emėr tė shqipėtarėve tė Bukureshtit, Kristo Meksi i premtoi Ismail Qemalit dhėnien e ndihmave financiare qė do tė shėrbenin pėr shpalljen e pavarėsisė. Kristo Meksi sė bashku me Luigj Gurakuqin, shoqėroi Ismail Qemalin nė Shqipėri dhe mori pjesė nė kuvendin kombėtar tė Vlorės mė 28 nėntor 1912, qė shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė nga Turqia, duke qenė njė nga firmėtarėt e aktit pėrfundimtar (Historia e Popullit Shqiptar, II, f.510). Nė mbledhjen e Kuvendit Kombėtar tė datės 4 dhjetor 1912, Kristo Meksi u zgjodh anėtar i senatit (pleqėsisė), sė bashku me patriotėt e tjerė tė shquar si Babė Dudė Karbunara, Mustafa Kruja, Myfti Vehbi Dibra, Eqerem Vlora, etj. K.Meksi pėrfaqėson qeverinė provizore tė Vlorės nė kongresin e shqiptarėve qė u zhvillua nė Trieste mė 16 shkurt 1913, ku u prit me pėrgėzime tė mėdha dhe duartrokitje nga delegatėt. Nė fjalėn e tij shprehu besimin se qeveria provizore sė shpejti do tė pėrcaktojė kufijtė e Shqipėrisė, nė mėnyrė qė tė organizohet Shqipėria si shtet i pavarur. Mė vitin 1914 Kristo Meksi ishte kėshillonjės (kėshilltar) nė qeverinė e Princ Vidit (Gazeta La nazione albanese, numėr 11, viti 1914). Gjatė qeverisjes sė Zogut ka punuar si kėshilltar pėr pak kohė, pėr shkak tė verbimit tė menjėhershėm. Vdiq nė Tiranė rreth viteve 1930 Apostol Meksi sė bashku me Konstandin Kristoforidhin, dhe mė pas vetėm Apostol Meksi, duhet tė kenė qėnė maja e ajsbergut e lėvizjes patriotike qė zhvillohej nė Janinė dhe sidomos rreth saj. Kryengritjet e shpeshta nė Shqipėrinė e Jugut, qė kryesisht pėrfshinin Tepelenėn dhe Çamėrinė, derisa nė vitin 1847 iu afruan edhe portave tė Janines, drejtoheshin dhe mbėshteteshin nga brėnda qytetit. Vangjel ZHAPA Meksi Vangjel Zhapa lindi më 23 gusht 1800. I biri I Vasil Zhapes dhe Sotira Meksi, ishte ushtar në garnizonin e Ali Pashë Tepelenës, nga ku më vonë u shkëput dhe u bashkua me kryengritësit suljotë. Zhapa vazhdoi luftën antiturke edhe pas vdekjes së Marko Boçarit nën komandën e Zervës, dhe udhëheqësve të tjerë të kryengritjes antiturke. Ai është nderuar me medaljen e argjendtë, “për kontribut në luftën për pavarësi të Greqisë” si dhe graden e kapitenit te falanges dhene nga Mbreti., gjë që konfirmohet edhe nga ministri i Jashtëm i Greqisë, L. Deligeorges, në një shkresë që mban për datë 31 dhjetorin e vitit 1890. Pjesëmarrja e Vangjel Zhapës në kryengritjen antiturke të Greqisë ra në sy të turqve, të cilët i arrestuan nënën, Sotira Meksi, tashmë në moshë të thyer dhe i plaçkitën pasurinë atërore. Kompleksi i kësaj figure, vështirësitë gjuhësore, vendet e shumtë ku mund të ketë informacione bibliografike, Vangjeli u përkujtua me nderim të veçantë në maj të vitit 1971, kur u bë inaugurimi i Muzeut të Sportit të Rumanisë. Lojërat Olimpike janë veprimtaria më e vjetër në sportin botëror. Zanafilla e tyre është që te grekët e lashtë dhe janë zhvilluar deri në vitin 392 të erës së re, vit kur këto lojëra u shkatërruan nga një perandor romak. Pas shuarjes së këtyre lojërave u deshën të kalonin edhe 15 shkekuj që të rilindte përballja sportive. Në bibliotekën e Akademisë Olimpike Ndërkombëtare ekzistojnë dokumente dhe fakte që vërtetojnë se një nga figurat e shquara që kontribuan për ringjalljen e Lojërave Olimpike ishte Vangjel Zhapa, filantropi nga Labova e Madhe. Megjithëse ky jetonte atëherë në Rumani, zgjodhi Greqinë për të ndërmarrë një nismë të tillë, pasi kjo ishte dikur qendra e Lojërave të Lashta Olimpike dhe se ajo kishte fituar më herët pavarësinë. Në vitin 1856, krerët e qeverisë greke morën një letër nga njeriu që mbështeste moralisht dhe materialisht Lojërat Olimpike. Letra u kishte shkuar autoriteteve të Athinës nga konsullata greke e Bukureshtit. Vangjel Zhapa, merr përsipër përpara mbretit ringjalljen e Lojërave Olimpike, zhvillimin e tyre ashtu siç ishin zhvilluar në të vërtetë. Më fund të letrës, Zhapa kërkonte që edicioni i parë i këtyre lojërave të zhvillohej në Athinë, në vitin 1859. Në vitin 1856, u botua në shtypin e Greqisë artikulli i madh: Vangjel Zhapa, njeriu që merr përsipër të paguajë të gjitha shpenzimet për rilindjen e olimpizmit…. Në vitin 1858, Vangjel Zhapa, në një peticion që i dërgoi mbretit Othon i tregonte atij se i falte qeverisë greke 400 aksionet që kishte në shoqërinë e Lundrimit të Rumanisë, për themelimin në Athinë të Institutit Olimpik, që do të organizonte periodikisht konkurrime sportive, duke nisur nga viti 1859. Më vonë, veç këtyre, Zhapa i shtoi ofertës së tij edhe 3000 napolona flori. Dhurata e Vangjel Zhapës u bë shkak që të dalë në vitin 1856 një dekret i veçantë mbretëror, me anë të të cilit pranohej kjo dhuratë dhe ngarkoi një komision për organizimin e olimpikëve dhe inkurajimin e industrisë kombëtare. Vangjel Zhapa për të krijuar kushte që manifestimet që shoqëronin konkurrimet sportive të zhvilloheshin normalisht, ideoi ndërtimin e një ndërtese komplekse në qendër të Athinës. Katër vjet pas vdekjes së Zhapës (1865), grekët dhanë leje për ndërtimin në qendër të kryeqytetit të tyre stabilimentin që e pagëzuan me emrin “ZAPPION”, për nder të Vangjelit që dha kontribut mjaft të çmuar në rilindjen e Lojërave Olimpike. Shqiptari emigrant, Vangjel Zhapa, kishte synime për edukimin e vajzave me virtytet e moralit të shoqërisë moderne, pasi mesjeta i kishte lënë të ndrydhura. Zhapa bënë projektet për çeljen e shkollave femërore në Kostandinopojë, Adrianopojë e Labovë të Madhe, sipas modelit të shkollave më të mira të shtetit helen. Nuk mungon edhe ndihma për Shqipërnë e varfër. Zhapa do të përkujdesej nëpërmjet testamentit të tij për shkollat e Leklit, Kakozit, Karjanit, Nivanit, Përmetit, Dhrovjanit, Delvinës, Filatit e Qeparoit. Në testament parashikohej që për çdo vit fondi në ndihmë të këtyre shkollave të kapte shifrën e 1200 frangave ari në vit. Shqiptari i larguar vetëm 13 vjeç nga vendlindja e tij, Shqipëria, ka sponsorizuar botimin e dy abetareve të gjuhës shqipe të hartuar nga pararendësi i Rilindjes sonë Kombëtare, Naum Veqilharxhi, në Bukuresht. Po kështu, ky bamirës, financonte botimin e gazetës shqip “Pellazgu”, që dilte në Lamia, të Greqisë, në vitin 1859-1861. Në vitin 1860, Zhapa ndërtoi në Labovë të Madhe shkollën, në të cilën në vitin 1921 u zhvillua kursi normal pedagogjik, nga i cili u përgatitën 94 mësues për shkollat fillore të Shqipërisë së jugut. Ky bamirës vuri në dispozicion të shtetit rumun shuma të konsiderueshme parash për botimin e fjalorit të gjuhës letrare rumune. Ushtria rumune përfitoi prej tij 50 mijë napolona flori për ta pajisur atë me një bateri topash me vijaska, prodhimi më i fundit i asaj kohe. Pallati “Zappion”, i ndërtuar me fondet e Vangjel Zhapës, është një tjetër dhuratë e tij për Ballkanin. Projekti i tij iu besua arkitektit francez, Bulanzhe, ndërsa zbatimi inxhinierit danez, Theofil Van Hasen. Punimet për ndërtimin e tij zgjatën 14 vjet dhe shiritin e përurimit e preu kushëriri i tij, Kostandin Zhapa, i ardhur nga Rumania, më 20 tetor të vitit 1888. Me të drejtë, athiniotët e quajnë këtë ndërtesë “stoli floriri” të qytetit të tyre. Ky pallat ka 15 salla ekspozitash, që zënë një sipërfaqe rreth 2500 metër katrorë. Këtë ndërtesë e rrethon një mjedis i shkëlqyer i mbushur me statuja mermeri të skalitura nga skalitësit më të mirë të kohës. Kjo është një vepër mahnitëse që impresionon miliona vizitorë nga e gjithë bota. Për ndërtimin e kësaj vepre u shpenzuan plot 28 milionë franga ari. Ndërsa për të mbuluar shpenzimet e organizimit të ekspozitave olimpike për çdo 4 vjet, për dhënie çmimesh dhe për kurorën e artë që do t’i jepet fituesit dhe shpërblimin e menjëhershëm për gëzimin e tij dhe të krenarisë kombëtare, është përdorur gjithë renta vjetore e trashëgimisë së patundshme të Vangjel Zhapës, e përbërë kryesisht nga pronat në Rumani, me një shumë prej 12000 napolona flori në vit. Shteti grek, në shenjë nderimi e respekti, përjetësoi figurat e kushërinjve Zhapa me ndërtimin e monumenteve të tyre prej mermeri, të vendosur në të dy anët e hyrjes qendrore të këtij pallati. Përveç këtij pallati, Vangjel Zhapa dhe bamirës të tjerë shqiptarë si Apostol Arsaqi, Georges dhe Simon Sina, nga Përmeti, Jani Banga, nga Korça dhe Jani Dhima, nga Himara, krahas dhjetëra bamirësve të tjerë epiriotë, midis të cilëve i madhi mecovit Georges Averof, derdhën nga thesari i tyre shuma të konsiderueshme për ndërtimin e veprave publike si Universiteti i Athinës, Biblioteka Kombëtare, Akademia Politeknike, Teatri, Konservatori, shkolla “Arsaqi”, muzeume etj. Francezin Gaston De Shaps e kanë tërhequr shumë këto vepra, dhe nuk është i vetmi i huaj me të cilin ndodh kështu. Natyrshëm lind pyetja: Kush i ka ndërtuar këto vepra? Kush i ka paguar arkitektët, sipërmarrësit, punëtorët për ndërtimin e tyre? Studiuesi grek Aleksandër Farmaqi, duke përmendur numrin e madh të bamirësve të Epirit, midis të tjerash, shkruan: “Asnjë copë e tokës grekë nuk lindi kaq bamirës sa Epiri”. Nga ana tjetër, emri i Vangjel Zhapës, sipas deputetit grek, Sotiropullos, u shkrua bashkë me emrat e burrave më të mëdhenj bamirës të Greqisë, në sallën e parlamentit grek. Kur një përmbytje në Rumani shkatërroi mullinj me ujë, por pa prekur ato të Vangjel e Konstandin Zhapës, këta nuk menduan për asnjë çast për fitime, por ndihmuan më gjithë shpirt fatkeqët, të përmbyturit, shumica e të cilëve ishin vendas rumunë. Vangjel Zhapa, në çifligjet e Vllahisë, hartoi edhe një program për rilindjen e Labovës, të vendlindjes së vet. Sipas këtij programi, u ndërtua shkolla me dy nivele sipas modelit bashkëkohor së bashku me konviktin, që do të strehonte nxënësit e largët. Vangjel Zhapa me shpirtin e tij dhurues, rrezatoi ndihmë edhe për të varfërit në vendlindje e më gjerë. 50 familje të varfëra labovite u trajtuan me 250 napolonë flori ndihmë vjetore, shumë vajza të varfëra të vendlindjes janë martuar me fondet e Zhapës.


Pasuria e jashtëzakonshme e Vangjel Zhapës, u bë shkak për tensionimin e marrdhënieve Greko – Rumune, deri në ndërprerjen e tyre në vitet 1892-1896. Sipas testamentit “Zhapa”, pasuria e Vangjelit do të njihte si trashëgimtarë “shtetin e mbretërisë greke me disa kushte të përcaktuara e që të mos bëhen ndryshime”. Ekzistojnë dokumenta në të cilat pasqyrohen letra të shtetit helen drejtuar Presidentit të Gjykatës së Shkallës Parë të Ilfovit në Rumani, e nënëshkruar nga i ngarkuari me punë i Mbretërisë Greke A.Tombazis; letër tjetër e shtetit helen drejtuar Tribunalit të Jalomicës, e nënëshkruar nga Kryeprokurorët: B.Gamesku dhe M.Kornea; nota të shumta proteste të ngarkuara me tensione, midis përfaqësive diplomatike të dy vendeve respektive, etj. Në këto kushte, shteti grek u detyrua të kërkojë ndihmën e fuqive të mëdha. Parimet e nënëshkruara e të legalizuara në konferenca ndërkombëtare, u bënë të detyrueshme për zbatim. Pas vdekjes së tij, qeveritarët grekë të kohës, bashkë me pasurinë lakmonin edhe Vangjel Zhapën si personalitet poliedrik, hero i kryengritjes greke dhe pasaniku më i madh i Evropës Lindore. Veçse, Zhapën e donin grek, me origjinë greke, me prindër grekë, i lindur në një fshat që ndodhej në një krahinë greke. Pra ata donin Labovën dhe Rrëzën greke edhe pse është një krahinë e vendosur thellë në tokat shqiptare. Kështu paraqitet fatkeqësisht Vangjel Zhapa jo vetëm në botime të ndryshme greke, por edhe në gjuhë të tjera. Përkatësia e tij qind për qind shqiptare dhe karakteri i pastër etnik shqiptar i krahinës Ekziston një urdhër i Enver Hoxhës i vitit 1955, për Kryeministrin Mehmet Shehu: të përdoren të gjithë mekanizmat shtetrorë dhe pasuria e Vangjel Zhapës të vijë në Shqipëri. Bëhej fjalë për një sasi prej 800 milionë dollarësh që administrohej nga Patriakana e Stambollit, pronar legjitim i së cilës ishte gjirokastriti nga Labova e madhe, Vangjel Zhapa. Shteti shqiptar nëpërmjet shoqërive komisionere filloi procedurat e nevojshme, të cilat asnjëherë s’patën suksesin e pretenduar. Ministria e Jashtme aktivizoi avokatin Arqiviadh Lamani për të verifikuar trungun familjar dhe lidhjet e afërta e shumë të afërta të Vangjelit. Këtë gjë, bashkë me pemën gjenalogjike të familjes Zhapa ia besuan për ta ndërtuar trashëgimtarit të fisit të Vangjelit, Jani Malos. Ndërkohë, ambasadori i Shqipërisë në Turqi Lik Seiti, vazhdonte interesimin në zbatim të detyrave të Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm. Shteti shqiptar aktivizoi kundrejt pagesave të larta ( 20% të shumës) edhe një avokat turk të quajtur Aqif Akçu. Shumë pikëpyetje ngrihen mbi dështimin e këtyre përpjekjeve. Komisionerët tanë flisnin në emër të shtetit dhe s’përfaqësonin trashëgimtarët legjitimë të kësaj pasurie. Shqipëria ishte vend komunist dhe s’mund t’i besohej pasuria private e askujt, aq më tepër shuma kaq të mëdha, për arsyet e njohura se ky rregjim e shtetëzonte pronën private, pra e tjetërsonte në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare, dhe pronarët legjitimë s’do ta gëzonin kurrë atë. Kjo e vërtetë u provua nga qindra e mijëra familje shqiptare që ende vazhdojnë përpjekje të dëshpëruara për të marrë pronat e gjyshërve dhe baballarve të tyre, të grabitura e sekuestruara nga diktatura 50-vjeçare dhe më pas. Edhe qeveria greke ishte interesuar që të mos binte në dorë të shtetit shqiptar kjo pasuri kaq e madhe. Qeveria greke kishte lënë në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë (fatkeqësisht një gjëndje e tillë vazhdon edhe sot, me gjithë ndryshimet e shumta gjeopolitike !). Mardhëniet thuajse ishin të ngrira. Veç asaj, edhe në Greqi kishte pasuri shumë herë më të madhe të Vangjel Zhapës, të cilat ata asnjëherë s’do pranonin t’i tjetërsonin. Rumania ku Vangjel Zhapa kishte lënë miliarda dollarë, ishte nën rregjimin komunist, i cili s’njihte pasuri të individit, prandaj edhe shteti shqiptar s’bëri asnjë përpjekje për ta kërkuar atë. Nën presionin e diplomatëve të shtetit të tij dhe nga kërcënimet e punonjësve të diplomacisë greke, të veshur me petkun e emisarëve të tregëtisë, avokati turk Aqif Akçu u largua në mënyrë graduale derisa humbi çdo lidhje me përfaqësuesit tanë. Shteti turk u la përfaqësuesve tanë një afat 10 vjeçar ( 1955-1965) për të paraqitur dokumentacionin e nevojshëm ligjor në përputhje me ligjet ndërkombëtare, ndërkohë, në vitin 1960, pasurinë e madhe të Vangjel Zhapës ja kaloi përsëri në përdorim Patriaknës ( të cilës ja kishte marrë në vitin 1940), për aq kohë sa ti dilnin trashëgimtarët e vërtetë të saj. Arkivat e Athinës, Bukureshtit dhe Stambollit, mbajnë brenda një informacion të bollshëm e interesant për Vangjel Zhapën, por, ende të panjohur për studiuesit shqiptarë. Autorë të tjerë, të mirëinformuar për problemin Zhapa, pretendojnë

se me interesat e miliardave të tij e të administruara nga Greqia, kjo e fundit ka ndërtuar dhe vazhdon të ndërtojë me dhjetra kisha në trojet shqiptare brenda kufirit tonë shtetror