Justina Borici

Redakto

Vendos përmbajtjen e materialt në vazhdim...BORIÇI JUSTINA (4 Gusht 1951) (JUSTINA LACUKU BORIÇI, atësia Filip Lacuku, martuar me Mikel Boriçi; lindur dy djem: Gjon dhe Florian Boriçi) Agronome, Prof.as.Dr. Lindi në Tiranë në një familje shkodrane, ku vazhdoi arsimin bazë. Më 1969 mbaroi gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë dhe më 1974 mbaron ILB në Tiranë duke u diplomuar “Agronome e Përgjithshme”. Mbas studimeve emërohet specialiste në Ndërmarrjen Bujqësore Kamëz, ku punoi deri në vitin 1978. Në vitin 1978 u caktua me punë pranë Institutit të Studimit të Tokave në Tiranë, si punonjëse shkencore për çështje të ujit në bujqësi duke rritur bashkëpunimin me institucione të tjera kërkimore në bujqësi. Bazuar në studimet dhe eksperimentet e kryera, në vitin 1986 përgatit punimin me temë: “Aspekte të mëtejshme në problemet e kullimit të tokave bujqësore në vendin tonë”(Punim disertacioni) dhe në vititn 1988 merr gradën “Doktor i Shkencave” me udhëheqës shkencor Bashk.Vjet.Shk. inxh. Zef Rakacolli, ndërsa në vitin 1995 merr titullin: “Profesor i asociuar”. Që nga viti 1996 deri në vitin 2006 punoi si nëndrejtoreshë dhe më vonë si drejtoreshë në Institutin e Studimit të Tokave, ku hartoi metodika, ngriti dhe ndoqi shumë eksperimente shkencore, rezultatet e të cilave i publikoi në buletine, konferenca, simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare, etj. Botimi i librave me titull “Uji dhe cilësia e tij” dhe “Kullimi i tokës – aspektë agronomike”, kanë shërbyer si referencë për studentët, kërkuesit shkencorë, edhe për publikun e gjerë dhe përbën një ngjarje kulmore në pasqyrimin e arritjeve të kësaj kërkueseje shkencore. Në periudhën 2006-2007 ka qënë Drejtore e Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, 2007-2009 këshilltare e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si dhe në periudhën 2009-2011 ka qënë shefe e departamentit të Shërbimit të Tokës dhe Ujit në QTTB në Fushë-Krujë. Po ashtu, ajo ka patur edhe detyra të tjera, si: 1996-2001 Sekretare e Këshillit Shkencor të IST, 1989-1991 anëtare e Këshillit Botues të revistës shkencore “Buletini i Shkencave Bujqësore”, 2003-2006 anëtare e Këshillit Bashkiak në Njësinë Bshkiake nr. 7 Tiranë, 2002-2009 Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Shqiptare “Kolping”, etj. Që nga viti 2003 është anëtare e “Shoqatës Botërore të Ruajtjes së Tokës dhe Ujit”

Është Fituese e Cmimit: World Who’s Who of Women – 15th Edition – 2009 – 26 January 2009- The Research Department of the International Biographical Centre, of Cambridge, England Botimi bibiografik: International Biographical Centre, Cambridge, England, 15th Edition – 2011; fq. 63