Wikipedia:WikiProjekti Studenti&Wikipedia/Realizmi - Teori e shpjegimit të marrëdhënieve ndërkombëtare

: Përmbysja e filozofisë politike klasike nga Machiavelli

Redakto


Hyrje

Niccolo Machiavelli (1469-1527) Shkrimtari,dramaturgu,filozofi e politikani që mendimit politik arriti ti heq perden metalike që kishte pllakosur atë për një periudhë shumë të gjatë,njeriu që arriti të kalit një mendim të ri politik në shoqëri,diçka për të cilën nuk qe dëgjuar më parë.Kam vendosur pa kurrfarë ndrojtje ti hyjë një rruge të re,të parrahur deri më tani nga askush .Dhe pikërisht për këtë arsye puna dhe veprimtaria e tij qe kundërshtuar nga shumë studiues,e në veçanti nga: kisha katolike dhe ajo protestante,nga aristetolianet,nga humanistet dhe kleriket. Madje kisha arriti deri aty sa që vepren e tij më të shquar “PRINCI” e futi në listen e librave të ndaluar.Por edhe krahas këtyre , Machiavelli edhe sot vazhdon të kujtohet dhe nderohet si njeriu që vuri themelet e mendimit politik modern.Por kush në të vërtetë ishte Machiavelli, cilat ishin rrethanat politike në mjedisin që ai jetonte dhe vepronte,cili ishte ai mendim politik që kishte ekzistuar para dhe gjatë periudhës së tij dhe që ky i fundit e kishte përmbysur pa mëshirë,cila ishte ajo teori politike që revulucionizoj mendimin politik ,si do të duhej që të ishte një sundimtar i përkryer sipas tij ?Unë në këtë punim seminarik do mundohem që t’u jap përgjigje këtyre pyetjeve dhe në atë formë do mundohem të shtjelloj në pika të shkurtra teorinë Machiavelliste.Makiavellizem me kuptim pezhorativ,si këshilltar i politikës që nuk përfill asnjë vlerë morale,as zotin,as religjionin,që këshillon sundimtarët të mos ngurrojnëe të përdorin edhe dhunën më të egër në mbrojtjen e pushtetit të tyre: Të përdorin gjithçka që munden për arritjen e qëllimeve të tyre,mashtrimin,tradhëtin,gënjeshtrën ,komplotin e grusht shtetin .


Rrethanat Politike në të cilat jetojë Machiavelli


Në periudhën kur Machiavelli lindi,Italia po kalonte në një ç’rregullim politik. Katër qytete të vogla por të fuqishme dominonin jetën politike në Itali,por secili nga këto qytete rrezikohej nga kërcenimet e vendeve të tjera Europiane.Në fillimin e vitit 1434,familja e fuqishme Medici udhëhiqte me Firencën,qytetin në të cilin u lind Machiavelli.Por afër fundit të atij shekulli,në vitin 1498,pasi që familja në pushtet u dëbua nga Firencja,Machiavelli u aktivizua në jetën politike,dhe mori funksione të larta diplomatike,politike e ushtarake.Ai jetoi në një periudhë kur qytet-shtetet italiane po binin njëri pas tjetrit në duart e fuqive të huaja si Franca,Spanja dhe Perandoria e shënjtë Romake. Më vonë në vitin 1512 pasi që familja Medici erdhi prap në pushtet,për shkak të rolit që Machiavelli kishte pasur në republikën e Firences,ai u shkarkua nga detyra dhe u arrestua.Më vonë u lirua,pas lirimit Machiavelli u vendos në shtepinë e tij në ‘’Perkusina’’ afër Firencës dhe aty filloi të shkruante,të shkruan atë që më vonë do ti siguronin vend të rëndësishëm në historinë e filozofisë politike.Ajo që e frymëzoi Machiavellin në radhë të parë mendojmë ishte e kaluara e politikës Europiane e në veçanti e asaj Italiane, por nuk mund të lihet anash edhe afërsia e tij me realitetin politik të asaj kohe,dhe pakënaqësia e tij nga po e njejta.Ja se si përshkruan Prof.Muhamedin Kullashi frymezimin e Machiavellit:Historia e bujshme politike e qyteteve shtete të Italisë dhe monarkive evropiane bashkë me studimin e historisë politike e kulturore të Greqisë Antike dhe të republikës e perandorisë romake,do t’a frymëzojnë mendimin politik të Machiavellit. Veprat e tij janë :Princi (1513),Ligjerata mbi dhjetëshen e parë të Tit Livit (1513-1520),Arti i Luftës (1513-1520).Pos këtyre ai shkroi edhe disa tekste historike,nga të cilat më i shquari është Historitë Fiorentinase (1520-1526),por ai shkroi edhe disa vepra letrare,poezi e tregime. Ligjeratat mbi dhjetëshen e pare të Tit Livit ka të bëjë me burimet që njerëzit mund t’i përdorin që të udhëheqin në një Republikë,ndërsa Princi ka të bëjë me një udhëheqës që punon me popullin.Ai është i kufizuar nga populli,,por i nevojiten ata në rast se dëshiron të arrijë një qëllim,dhe nëse dëshiron të mbajë pushtetin.


Mendimi politik para dhe gjatë periudhës se Machiavellit


Në periudhat e më hershme mendimi politik dominohej nga filozofia antike greke (Platoni dhe Aristoteli)ndërsa mendimi politik i mëvonshëm dhe gjatë periudhës se Machiavellit nuk karakterizohet nga ndryshime të medha,politika udhëhiqej nga kisha dhe rolin e ndikimin më të madhë në botën perëndimore e kishte po kjo e fundit.Kisha romake katolike kontrollonte religjionin,filozofinë,moralin,politikën,artin, edukimin dhe gjithçka tjetër.Kishte ligjet dhe taksat e veta,kisha mashtronte popullin duke u marrë ato pak pasuri qe kishin, dhe falë këtyre politikave kisha katolike u forcua dhe kështu u rrit ndikimi i saj në mbretërit dhe udhëheqësit e europes.Por kjo kishë romake katolike që po sundonte çdo gjë ishte teologjikisht e sëmur dhe po kjo teologji e sëmur e kishte verbëruar shoqërinë me absurditetin,injorancen dhe dhunën e saj dhe po kjo e njëjta e dërgoi shoqërinë në mjerim dhe errësirë të tmerrshme,deri në atë shkallë sa është e vështirë edhe të paramendohet. Filozofet e asaj kohe si Shen Augustini(354-430),Saint Anselm (1033–1109) dhe Thomas Aquini (1225–1274) nuk e konsideronin veten filozof ,sidoqoftë këta përdoren të gjitha format dhe teknikat e filozofeve antikë që t’u japin përgjigje pyetjeve të vështira teologjike,dhe gjithqka lidhnin me religjionin,zotin dhe moralin.


Mendimi Politik I Machiavellit dhe përmbysja e filozofisë politike klasike


Niccolo Machiavelli dhe puna e tijë filozofike i kanë bërë ballë testit të kohës për arsye të qëndrueshme,dhe kjo arsye është ndikimi i thellë në atë se si ne mendojmë për natyrën e njeriut. Libri i Machiavellit {princi} shpesh shikohet si nder veprat me të fuqishme në filozofinë politike sepse tregon anët e errëta dhe të plotfuqishme të qenies njerëzre falë realizmit të tijë.Ai përshkruante sesi njerëzit në realitet janë dhe si veprojnë,dhe jo si do të duhej të ishin dhe të vepronin.Machiavelli ishte realist sepse puna e tijë tregone natyren njerëzore të filtruar përmes doreshterngimit dhe urrejtjes së qëllimshme.Machiavelli konsiderohet si njeriu që vuri themelet e mendimit politik modern,konsiderohet i tillë përshkak se gjithqka që thoshte Machiavelli ishte në kundërshtim me mendimin politik të mëparshëm,ai krijoi ide të reja,radikale për përceptimin e politikes dhe natyres së njeriut. Machiavelli kishte një koncept dinamik për politiken,sikurse edhe Aristoteli,por Machiavelli thoshte se politika nuk ka të bëjë me institucionet,nuk ka të bëjë me respektimin e rregullave,por ka të bëjë me konfliktin.Politika sipas Aristotelit kishte të bënte me një formë të qeverisjes e cila degjenerohej nga një formë në një tjetër.Unë gjejë gati të njejtën gjë të Machiavelli,njerëzit lindin të kqijë nga natyra dhe si shkak i kësaj institucionet degjenerohen,gjërat shndërrohen në diçka tjetër,dhe kështu gjërat vetëm keqësohen më shumë.Por në anën tjetër ai është plotësisht ndryshe nga Aristoteli dhe filozofet tjerë , të cilët e përshkruajnë bashkëpunimin politik si diçka të natyrshëm përderisa Machiavelli e përshkrun politiken si një botë pa rregulla,e populluar nga dhuna dhe e mbizotëruar nga interesat personale.Për Machiavellin religjioni nuk kishte më fuqi që të udhëzonte rrugën e së drejtës..Ai duke treguar historinë e perandorëve të fuqishëm argumentonte se morali shpesh na jep rezultate të këqija,tradita po ashtu.Madje madje thoshte se edhe interesi personal nuk ishte më i mjaftueshëm,nuk ishte i mjaftueshëm sepse ne nuk mund të arrijmë qëllimet tona politike të vetëm,politika kërkon aksione ,dhe aksionet kërkojnë mbështetje,e kur ke këtë mbështetje,pra mbështetjen e popullit gjithqka do jetë më e lehtë,por edhe se njerëzit e tjerë janë egioist,dhe duke lënë ata të pakontrolluar ata mund të na pengonjë arritjen e qëllimeve tona dhe e treta ka të bëjë me fatin,ne thjeshtë nuk kemi kontroll mbi fatin tonë.Fati udhëheq gjysmën e jetrave tona. Për sa kohë vullneti yne nuk është shkatërruar plotësisht,unë gjykoj se mund të merret si e vërtetë që fati është arbitër i veprimeve tona deri ne gjysmë,ndërsa gjysma tjetër është në dorën tone. Machiavelli thoshte se politika nuk ka të bëjë me marrëdhenie dhe politika të rregulluara e funksionale,ajo ka një element dinamik.Nuk ka zgjidhje të vërtetë për mbarvajtjen e rendit, sepse politika është një proces dhe jo një grup institucionesh e praktikash të rregullara.Nuk ka një rregull të përgjithshëm që na garanton funksionalitetin,në politikë nuk ka një grup parimesh e normash të cilat gjithmonë do japin rezultatet e duhura dhe të kënaqshme.Ai nuk flet aq keq per religjionin ,ose edhe virtyti s’është i keq,por krahas kësaj njerëzit nuk mund të mbështeten gjithmonë mbi to sepse ato jo gjithmonë na ofrojnë zgjidhjet e duhura.Sepse nuk mundemi thjeshtë të themi,do bëjëe gjënë e duhur dhe të presim që gjithqka të bëhet mirë.Ne ndoshta bëjmë gjënë e duhur,por gjërat nuk shkojnë si ne duam. Machiavelli provon të këshillonte sundimtarin jo përmes religjionit,obligimit moral,ose interesit personal,por ai këshillonte sundimtarin përmes burrërisë dhe virtytit.Ne kuptimin që :dikush mund të jetë i mirë në diçka,edhe pa qenë person i mire.


Sundimtari i përsosur sipas Machiavellit

Libri i Machiavellit (Princi) , është i zbatueshëm në praktikë dhe aspak idealist,duke lënë anash atë se cila qeverisje është më e mirë në një botë të imagjinuar.Machiavelli ka shkruar Princin duke provuar që të krijojë raporte të mira me princin e familjes Mediçi e cila kishte marrë udhëheqjen e qytetit të tijë të lindjes Firencen në fillim të shekullit gjashtëmbëdhjetë.Ai ka provuar që këtë libër t’a bëjë si një udhëzues për princërit që kanë pushtetin dhe dëshirojnë t’a mbajnë atë.Për këtë arsye ai ka filluar duke ndarë të gjitha mënyrat e qeverisjes në dy forma : Republika dhe Principata (këto të udhëhequra nga një udhëheqës,princ).Machiavelli qysh në fillim menjanon republikat si forma të qeverisjes , ndërsa duke ndarë Principatat ai thotë : kemi ato që janë udhëhequr nga një familje për një kohë të gjatë dhe ato që janë pushtuar rishtasi. është ky lloji i fundit që duket se e brengos Machiavellin më së shumti dhe për këtë arsye pjesën tjetër të librit ia kushton formave me të cilat princi i ri mund të fitojë dhe të mbajë pushtetin të fuqishëm.Machiavelli thotë se gjatë pushtimit të një territori të ri dhe krijimit të një principate të përzier,një udhëheqës i nje shteti të tillë duhet të shkojë dhe të jetojë atje dhe në atë formë t’i mësojë traditat e atij vendi ,kështu që popullata nuk do t’a konsiderojë atë si të huajë dhe duhet ti dobësojë armiqtë fqinjë të cilët janë të fuqishëm dhe në atë formë që të mos ketë ndonjë pushtues rival. Machiavelli poashtu thotë se Princi i ri nuk duhet të kujdeset vetëm për rreziqet e tanishme,por në rreziqet e mundshme të së ardhmes. Tani do përpiqem të bëjë një përgjithësim të asaj se si do të duhej që të ishte një udhëheqës i përkryer.çfarë lloj veprimesh do të duhej që një princ që udhëhiqet nga virtyti të marrë ?Princi duhet të perjashtojë mundësin e përdorimit të trupave të huaj,ose angazhimin e mercenarve që ti bëjnë punët e tijë të pista,sepse në këtë formë udhëheqësi mbetet viktimë e pamëshirës së fatit.Udhëheqësi nuk duhet të vijë në pushtet përmes krimit të hapur, ose nuk e lejon vetën të fitojë reputacion për ashpërsi por ai duhet të jetë i aftë të përdorë krimin dhe ashpërsinë kur është nevoja,por gjithmonë duke fshehur fajin me kujdes,një udhëheqës nuk do të duhej të armiqësohet me popullin,një udhëheqës do të duhej t’a fitonte besimin e popullit,një udhëheqës duhet t’a mbrojë popullin,një udhëheqës nuk duhet të jetë bujar,një udhëheqës duhet të përpiqet që populli i tijë tia ketë frikën,por mos t’a urrejnë,një udhëheqës nuk duhet t’ia marrë popullit pasurinë dhe gratë,një udhëheqës nuk duhet t’a mbajë fjalën e dhënë kur bije ndesh me interesat e tijë,një udhëheqës duhet të këtë dhe të përdorë cilësitë e luanit dhe të dhelprës,një udhëheqës duhet të paraqitet sikur besnik,mëshirmadh,njerëzor,fetar dhe i qëndrueshëm,por në raste kur nuk mund të jetë i tillë duhet të dijë të veprojë në të kundërten.


                                     Konkludim

Machiavelli kujtohet dhe do kujtohet si njeriu qe zhveshi politikën nga morali,si njeri qe njihte qëllimet,ambiciet,dinakërinë dhe egoizmin e njerëzve dhe falë realizmit të tijë nuk hezitoi ti hidhte këto në letër,letër e cila më vonë do ia ndrronte rrjedhen mendimit politikë dhe do kishte ndikim dhe në rrjedhen e historisë.



                                    Literatura

• Machiavelli, Niccolo . Princi. Tiranë: UEGEN, 2003.

• Machiavelli, Niccolo, and Francesko Guicciardini. Ligjërata mbi dhjetëshen e parë të Tit Livit. Tiranë: Dita, 2009.

• Kullashi, Muhamedin. Mendimi Politik Modern. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 2005.

• Kaplan, Joshua M.. The Classic Texts and Their Continuing Relevance. Indiana: Recorded Books, 2005