Wikipedia:Wiki Loves EuroPride 2022
Wiki Loves EuroPride
Me rastin e eventit "EuroPride", që do të zhvillohet më 12-18 shtator 2022 në Beograd, Wikimedia e Serbisë organizon një maratonë redaktimi, në kuadër të së cilës Wikipedian-ët nga Evropa dhe e gjithë bota janë të ftuar të krijojnë dhe të përmirësojnë përmbajtjen lidhur me LGBTIAQ+, njerëz, organizata, ngjarje, libra, kinema dhe tema të ndryshme që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe diversitetin.
Europride-i është një ngjarje ndërkombëtare panevropiane kushtuar krenarisë së LGBT-së, e cila filloi në vitin 1992 dhe organizohet në Evropë çdo vit. Beogradi, kryeqyteti i Serbisë, është qyteti i parë në Evropën Juglindore dhe jashtë Zonës Ekonomike Evropiane që do të drejtojë një event me përmasa të mëdha.
Kjo fushatë synon krijimin dhe përmirësimin e artikujve në Wikipedia.
Rregullat
- Artikujt krijohen në datat 12-18 shtator;
- Ndqini rregullat e Wikipedia-s, si: artikuj enciklopedikë dhe verifikueshmëri;
- Artikujt përmbajnë gjuhë të thjeshtë;
- Vendosni hashtag-un #LGBTIAQ+ #SQLGBTIAQ+ në "përmbledhjen e redaktimeve". Mos e vendosni hashtagun #LGBTIAQ+ #SQLGBTIAQ+ brenda në artikull.
- Regjistrohuni këtu për të marrë pjesë;
- Lista e artikujve.
Historia ime në kohë dixhitale: Ne jemi këtu, ne jemi gej! Ku është historia jonë? 18 shtator 2022
Komunitete të ndryshme anembanë botës kanë komunitetin dhe historitë e tyre të LGBTIAQ+ për të ndarë me njëri-tjetrin. Më 18 shtator, dita e fundit e EuroPride-it 2022, Wikimedia e Serbisë fton komunitetin wiki LGBTIAQ+ për të diskutuar historinë e tyre në hapësirën dixhitale.
Hapësira dixhitale u ofron anëtarëve të komunitetit LGBTIAQ+ burime, informacione dhe mënyra për t'u lidhur me njëri-tjetrin. Njerëzit duhet të mësojnë të vërtetën dhe komunitetin e tyre përmes internetit. Me gjithë hendekun e madh të informacionit dhe mungesën e historisë LGBTIAQ+ në internet, komuniteti duhet të luftojë çdo ditë për ta gjetur në internet. Në festën EuroPride 2022, do të theksojmë projektet e vazhdueshme në komunitetin evropian dhe do të diskutojmë se si mund ta dokumentojmë historinë evropiane në internet. Çfarë problemesh hasim individualisht apo si komunitet në përgjithësi? Çfarë ju frymëzon? Çfarë pjese të historisë suaj lokale të LGBTIAQ+-it dëshironi të shihni në internet?