Wilhelm August Lay (30 korrik 1862 në Bötzingen (Breisgau) - 9 maj 1926 në Karlsruhe) ishte një mësues dhe profesor në Seminarin e mësuesëve në Karlsruhe. Së bashku me Ernst Meumanin (1862-1915), themeluan didaktikën dhe pedagogjinë eksperimentale, dhe që të dy konsiderohen si etërit themelues të shkencës empirike mbi edukatën.[1]

Pikëpamjet pedagogjike

Redakto

Në shpjegimin e problemeve didaktike ai nisej nga pikëpamja biologjike e cila të gjithë aktivitetin e njeriut e sheh si një skemë e vazhdueshme fiziologjike: stimuluesi - përvoja - reagimi. Këtë skemë e barti edhe në fushën e organizimit të procesit mësimor, i cili sipas tij duhej të kalonte nëpër tri faza themelore: përshtypja - përpunimi - të shprehurit. Prandaj edhe ky artikulim tripjesësh i procesit mësimor është quajtur sipas tij Triada e Layit. Layi thekson se procesi i përvetësimit të njohurive rrjedh nga perceptimi i objekteve dhe dukurive nga ana e nxënësve (përshtypje) përpunimi përmes aktivitetit mendor njohës dhe më pas vie deri tek shprehja në forma të ndryshme (artistike, me shkrim, lëvizore, etj.).[2]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Badische Biographien. 3, Neue Folge | WorldCat.org". search.worldcat.org (në anglisht). Marrë më 2024-02-09.
  2. ^ Lay, Wilhelm August Viz. 13.04.2017 (Kroatisht)