William Stern lindi si Ludwig Wilheim Stern[1] (29 prill 1871 - 27 mars 1938) ishte psikolog dhe filozof gjermanë i njohur në fushën e psikologjisëpersonalitetit dhe intelingjecës. Ai krijoi koeficientin e inteligjencës, ose IQ, i përdorur më vonë nga Lewis Terman dhe hulumtues të tjerë në zhvillimin e testeve të parë të IQ, bazuar në punën e Alfred Binet. Ai ishte babai i shkrimtarit dhe filozofit gjerman Günther Anders. Në vitin 1897, Stern shpiku variatorin e tingujve, duke i lejuar atij të hulumtonte perceptimin njerëzor të tingullit në një mënyrë të pashembullt.

William Stern

Biografia

Redakto

Gjyshi i Stern ishte filozofi Sigismund Stern (1812-1867). Nipi i tij ishte filozofi Walter Benjamin.

Ai morri PhD në psikologji në Universitetin e Berlinit, ku ai studioi nën Hermann Ebbinghaus. Ai mësoi në Universitetin e Breslaut nga viti 1897 deri më 1916. Në vitin 1916, ai u emërua profesor i psikologjisë në Universitetin e Hamburgut, ku ai mbeti si drejtor i institutit psikologjik deri më 1933. Pasi Stern ishte jehud, ai u nxorr nga regjimi i Hitleri pasi fuqia e Nazizmit u rrit.[2] Ai së pari u emigrua në Holandë në vitin 1933 para se të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara, kur ai ishte profesor në Universitetin e Dukes deri në vdekjen e tij në vitin 1938.

Ai u martua me psikologen Clara Joseephy, me të cilën kishte tre fëmijë: Hilde, Eva dhe Günther.

Ai është cituar në librin holandezë De levende Onderneming (“Ndërmarrja e Gjallë”) nga Arie de Geus i cili përdorë filozofinë e Sternit për të shpjeguar jetëgjatësinë e kompanive të caktuara si Shell Oil dhe Mitsubishi.

Referimet

Redakto
  1. ^ Deutsche Biographie
  2. ^ Richard Evans, The Third Reich in Power