Wilson Kokalari
Wilson Kokalari inxhinier shqiptaro- amerikan që luajti një rol kyç në fluturimet e programit Apollo, përfshi edhe udhëtimin e parë të njeriut në Hënë.
Wilson Kokalari, u lind në Gjirokastër dhe vjen nga familja e shquar Kokalari. Wilson-i ishte vetëm një vjeç e gjysëm kur e gjithë familja e tij u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I ati, Hilmi Kokalari ishte biznesmen i shkathët. Qysh në fillim filloi biznes me ullinj dhe djathë me Shqipërinë. Kjo përpjekje për të mos u shkëputur tërësisht nga Shqipëria përpak i kushtoi rëndë Hilmiut që në vitin 1939 u kthye nga Shqipëria vetëm pak ditë përpara pushtimit italian. Me shkëputjen e lidhjeve, ai u përqëndrua në tregtinë e pronave të patundshme.
Djemtë e tij Wilson Kokalari dhe i vëllai, u dashuruan pas inxhinierisë. Wilson shkoi në “Perdue University” ku shkojnë pothuajse të gjithë ata që bëhen astronautë.
U nda nga jeta më 24 mars 2014 në moshën 78 vjeçare.