Xhabir ibën Hajan
Xhabir Ibn Haijan, (arabisht: جابر بن حيان), (جابر بن حيان) lindi në vitin 721 në Horasan, Persi; vdiq në vitin 815 në Kufa, Irak. I njohur në mesjetë me emrin Geber, njihet si babai i kimisë. Emri i tij i plotë ishte Abu Musa Xhabir Ibn Hajan. Ai renditej si një nga shkencetarët e parë gjatë kohës kur praktikonte mjekësinë dhe alkiminë në Kufa (Iraku i sotëm) rreth vitit 776. Në fillim ai ishte nën patronazhin e vezirit të Barmakit gjatë Halifatit Abasit të Harun al-Rashidit. Xhabir vdiq në Kufa në vitin 803.
Kontributi i tij më i madh ishte në fushen e kimisë. Ai është i famshëm për shkrimin e më shumë se 100 librave prej të cilave 22 ishin rreth kimisë dhe alkimisë. Ai prezantoi hetime eksperimentale në alkimi, duke krijuar kështu një vrull për kimine moderne. Xhabir theksoi përdorimin e eksperimentit dhe zhvillimit të metodave në mënyrë që të arrihej prodhueshmëri në punën e tij. Ai i kushtoi mundin e tij zhvillimit të metodave bazë në kimi dhe studimit të mekanizmave të ndryshëm të reaksoneve kimike duke ndihmuar kështu zhvillimin e kimisë si shkencë qe nga kohët e alkimisë. Ai gjithashtu theksoi që sasi të caktuara të substancave të ndryshme përfshihen në reaksione kimike. Prandaj, mund të thuhet që ai hapi rrugën për ligjin e raporteve konstante.
Kontributi i tij me rëndësi më të madhe në fushën e kimise përfshin perfeksionimin e teknikave shkencore si psh: kristalizimit, distilimit, avullimit, kalcinimit dhe zhvillimit të disa pajisjeve për kryerjen e këtyre eksperimenteve. Arritja e tij më e madhe ishte zbulimi i mineraleve dhe acideve të cilat ai i përgatiti për herë të parë në alembikun e tij. Shpikja e tij e alembikut bëri procesin e distilimit më të lehtë dhe më sistematik. Midis arritjeve të tjera të tij është edhe përgatitja e nitrikut, hidroklorikut, citrikut, dhe acideve tartarike. Sipas Maks majerhafit zhvillimi i kimisë në Evropë mund të gjendet direkt te Xhabir Ibn Haijani.
Xhabir ishte një nga nismëtarët në zhvillimin e një mundi të madh të proceseve kimike të aplikuara. Kontributi i tij përfshin zhvillimin e celikut, përgatitja e një sërë metalesh, parandalimi nga ndryshkja, përdorimi i dioksidit të magnezit në bërjen e xhamit, ngjyrosjen e rrobave dhe ngjyrës se trupit, identifikimin e ngjyrave dhe yndyrnave. Për më tepër ai zhvilloi sistem për shkrirjen e arit.
Idetë e tij eksperimentale hapën rrugën për një sërë klasifikimi të substancave të cilat janë mëse të zakonshme në ditet e sotme. Ai i ndau substancat në metale, jo-metale dhe substanca avulluese dhe i ndau ato në: a)shpirtra të cilat avullojnë nën ndikimin e nxehtësisë si psh: Kamfori, Arseniku dhe Amoniumi; b)metale si psh: Argjendi, Ari, Bakri, Hekuri dhe c)përzierje që mund të kthehen në pluhura.
Veprat e tija në fushën e kimisë përfshirë këtu edhe librat Kitab al-Kimja dhe Kitab al-Sab'in u perkthyen në latinisht ne mesjete. Perkthimi i Kitab al-Kimija u publikua nga anglezi Roberti i Cesterit në vitin 1144 e.r. dhe mori titullin "Libri i Përbërjes së Alkimisë". Libri i dytë u perkthye nga i famshmi Gerardi i Kremones. Bertelot përktheu disa nga veprat e tij të njohura me titujt "Libri i Mbretërise", "Libri i Ekuilibrit","Libri i Merkurit Lindor", dhe është e padyshimtë që ai nuk përdori titujt e saktë për librat e Xhabirit. Anglezi Richard Russel përktheu dhe publikoi në vitin 1678 një tjetër libër të Xhabirit duke e titulluar atë "Shuma e Perfeksionit". Ai pershkruajti Xhabirin me emrin Geber, princi dhe filozofi arab më i famshëm. Këto përkthime ishin të njohura në Evropë për shekuj me radhë dhe influencuan zhvillimin e kimisë moderne. Disa nga termet teknike të përdorura prej Xhabirit si Alkali gjenden në shumë gjuhë Evropiane dhe janë pjesë e fjalorëve shkencorë. Vetëm disa nga librat e tij janë edituar dhe publikuar, kurse shumë të tjera ruhen në gjuhen arabe. Ai gjithashtu ndihmoi në shkenca si mjekësia dhe astronomia.
Veprat
Redakto- "Kitab al-Kimja"
- "Kitab al-Sab'in"
- "Libri i Mbretërise"
- "Libri i Ekuilibrit"
- "Libri i Merkurit Lindor"
- "Shuma e Perfeksionit"