Xhamia e Balecit e mori emrin sipas lagjes, për banorët e së cilës është ndërtuar si mezxhid-cedid në vitin 1905, atëbotë në skaj të qytetit dhe në veri të Lagjes së Balecit, Gjilan, Kosovë.

Xhamia e Balecit në ndërtim e sipër

U ndërtua nga Hysen pashë Milla, pra ajo ishte vakëf i tij. Në vitet 1973-'74 u bë rinovimi i objektit dhe iu ngrit minarja. Xhamia nuk kishte shatërvan, por në afërsi të saj me kohë qëndron çezma e njohur e kësaj lagjeje me ujë të bollshëm e të shijshëm.[1]

Në vitin 2016 Xhamia rrënohet e tëra për ti liruar vendin objektit të ri të Xhamisë që do të ndërtohej. Punimet filluan në Nëntor të vitit 2016 dhe tani xhamia ende nuk është e kompletuar plotësisht.[2]


Referime

Redakto
  1. ^ Selmani, Aliriza (2015). Gjilani Qendër e Anamoravës. Gjilan: Pika 5A. ISBN 978-9951-621-04-5.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 13 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)