Xhamia e Madhe (Gjilan)
Xhamia e Madhe ndryshe njihet edhe si Xhamia e Shadërvanit, disa nga autorët e periudhës në mes të dy luftrave botërore e përshkruajnë edhe si Xhamia e Re.
Ky është projekti më i madh fetar islam i llojit të tillë në Anamoravë. Në mbishkrimet në gjuhën osmane, të vendosura në murin ballor dhe në mihrab, shkruante: 'Ndërtimin e kësaj xhamie e ka financuar e bija e Mehmet Tahir Pashës së Prizerenit Shihraz Dihrane më (1834/5) e cila kishte qenë e martuar në Gjilan. Themelet e saj janë vërejtur edhe nga autori i kësaj monografie, pas largimit të gurëve nga themelet e Xhamisë së Madhe, të dëmtuar nga tërmeti më 2002 dhe të rrënuar më 2007.