Xhamia e Vojnocit

Xhami në Zotaj, Shtime

Xhamia e Vojnocit ruan gjendjen fillestare edhe pse në të ka pasur ndërhyrje.Themelet e saja janë me gurë, ndërsa muret me tulla. Tullat janë punuar nga dheu marrë aty afër fshatit, një përbërje argjilore sigurisht. Pas dhënies së formës me kallëpe, tullat janë pjekur në furra, të cilat kanë përdorë vetëm kashtën.

Historia

Redakto

Sipas Sahit Mehmetit, mësues pensionist 74 vjeçarë, ndërtimi i kësaj xhamia ka përfunduar më 1913.

Objekti ishte ndërtuar nga Ramadan Syla. Në fasadën e hajatit ndodhen katër dritaretë mëdha, të cilat në anën e sipërme përfundojnë në formë konike. Salla e lutjeve ka 14 dritare, prej tyre 6 që janë në nivelin e dytë janë me gjysmëharqe. Mihrabi është i dekoruar me stalaktite[1], sidomos pjesa konike e tij, ndërsa pjesa tjetër është pikturuar me jeshile të çelur.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ "Stalaktite". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Trashëgimia kulturore e rajonit të Gjilanit. Prizren: Siprint. 2016. ISBN 978-9951-8760-4-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)