Xhejmsi I Pushtuesi
Xhejms I pushtuesi (2 shkurt 1208 - 27 korrik 1276) ishte Kont i Barcelonës, Mbret i Aragonit, Mbret i Valencias, Mbret i Majorkës dhe Lord i Montejierit nga viti 1213 në vitin 1276. Zotërimi i tij i gjatë pa pushimin e Shtëpisë së Barcelonës nga të gjitha anët, në Valencia nga jugu, Languedoci në veri, dhe Ishujt Balerike në lindje. Nga një traktat i Mbretit Luisi IX të Francës, ai e mori qarkun e Barcelonës nga francezët dhe e integroi atë në kurorën e tij.
Xhejms I pushtuesi | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 2 shkurt 1208 |
Vdiq më | 27 korrik 1276 |
Si organizator dhe ligjvënës, ai zë një vend të lartë në mesin e mbretërve të Spanjës. Xhejmsi hartoi Consulate of the Sea, e cila qeverisi tregtinë detare dhe ndihmoi në themelimin e epërsisë katalunase në Mesdheun perëndimor. Ai ishte një personalitet i rëndësishëm në zhvillimin e Katalunisë, duke ndihmuar edhe literaturën katalunase me shkrimin e kronikës autobiografike të sundimit të tij: Llibre dels fets.
Martesa dhe fëmijët
RedaktoXhejmsi u martua për herë të parë në vitin 1221, me Eleanoren, vazjën e Mbretit Alfonso VIII dhe Eleanorës së Anglisë. Edhe pse ai më vonë e anuloi martesën, djali i tij nga ajo u shpall legjitim:
- Alfonso (1229 - 1260), martuar me Constance of Béarn, vikontesha e Marsanit.
Në vitin 1235, Xhejmsi rimartohet me Violandën, vajzën e Andreut II të Hungarisë nga gruaja e tij e dytë Yolande de Courtenay. Ajo i lindi atij disa fëmijë:
- Violant of Aragon[1] (1236–1301), Mbretëreshë e Kastiljes përmes martesës me Alfonsin X të Kastiljes
- Constance of Aragon, Lady of Villena
- Peter III of Aragon (1240–1285)
- James II of Majorca (1243–1311)
- Ferdinand of Aragon (1245–1250)
- Sancha of Aragon (1246–1251)
- Isabella of Aragon (1247–1271)
- Maria of Aragon (1248–1267), murgeshë
- Sancho, Arkipeshkop i Toledos (1250–1275)
- Eleanor of Aragon (born 1251, data e vdekjes nuk dihet; vdiq e re)
Xhejmsi u martua për herë të tretë me Teresa Gil de Vidaure, por vetëm me dokumente private, dhe e la kur ajo e mori lebrosën. .
Fëmijët e tij nga martesa e tretë u njohën në testamentin e tij të fundit si në përputhje të vazhdimësisë në fron.
Xhejmsi pati disa të dashura, gjatë dhe pas martesës, me të cilat pati disa djem ilegjitim.
Nga Blanca d'Antillón:
- Ferran Sanchis (ose Fernando Sánchez; 1240–1275), baroni i Castro-s
Nga Berenguela Fernández:
- Pedro Fernández, baroni i Hijarit
Nga Elvira Sarroca:
- Jaume Sarroca (lindi 1248), Arqipeshkv i Huesca-s
Shënimet
Redakto- ^ en:Ricardo del Arco y Garay: Sepulcros de la Casa Real de Aragón
Referimit
Redakto- Chaytor, H. J. A History of Aragon and Catalonia. London: Methuen, 1933.
- The book of deeds of James I of Aragon. A translation of the medieval Catalan Libre dels fets. Trans. Damian Smith and Helen Buffery (Aldershot: Ashgate, 2003) (Crusade Texts in Translation, 10.) Pp. xvii + 405 incl. 5 maps.
Lidhjet e jashtme
Redakto- libro.uca.edu
- 1911 encyclopedia.org: James I of Aragon
- Medieval Sourcebook: e-text of James's grant of trade privileges to Barcelona, 1232, freeing the city from tolls and imposts with his realms
- James I at Find-A-Grave
- The Barcelona Maritime Code of 1258 Arkivuar 17 tetor 2006 tek Wayback Machine
- The life and times of James the first