Xhemajl Pllana
Xhemajl Pllana Lindi më 15. 08. 1955 në Shtitaricë të Vushtrisë. E ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Matematikore-Natyrore, dega e Gjeografisë, në vitin 1981.
Si profesor i gjeografisë, në shkollën “21 nëntori”, në vitin 1981, u diferencua dhe u dënua me tetë vjet burg të rëndë. Pas daljes nga burgu punoi në gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri. U angazhua edhe në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Me fillimin e luftës çlirimtare u zgjodh drejtor i Drejtorisë për Administrim Civil në Zonën Operative të Shalës.
Pas lufte, 1999 – 2001, si kryetar i PDK-së, ishte kryetar i Komunës së Vushtrrisë. Në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë, në politikat turistike, punon që nga viti 2003.