Xhemal Mato
Xhemal Halil Mato lindi në Fterrë, të Sarandës 3 korrik në vitin 1947.Gazetar televizioni, regjisor, krijues, aktivist ekologjie.
Jeta
RedaktoLindi në Fterrë. Shkollën fillore e kreu në Gjirokastër dhe shtatëvjeçaren e gjimnazin }...} në Sarandë.
Në vitin 1969 mbaron UT për fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës Dega e Fizikes Berthamore. Një vit më vonë punon në TVSH si gazetar i programeve shkencore dhe më 1978 si regjisor i këtyre programeve. Në vazhdimësi punon në TVSH edhe si regjisor për programet ekonomike e mjedisore gjer në vitin 1994. Në vitet 1989-94 punon edhe si pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve.
Në vitin 1999 largohet me dëshirën e tij nga TVSH dhe i përkushtohet shoqatës “Masmedia dhe Mjedisi” për problemet mjedisore në Shqipëri, ku vazhdon të jetë kryetar i saj dhe botues i gazetës mjedisore “Ekolëvizja”.
Krijimtaria
RedaktoKa një prodhimtari të gjerë krijuese, me vlera e çmime kombëtare e ndërkombëtare. Ka drejtuar në TVSH emisionet: Shkenca dhe filozofia, Gjithësia rreth nesh, Formimi i njerëzimit, Truri, Shkenca dhe enigmat, etj.
Ka realizuar filmin e parë nënujor dhe është autor i 17 dokumentarëve nënujorë, duke qenë edhe vetë zhytës i talentuar. Ka fituar katër here çmim kombëtar për dokumentarët shkencorë. Në konkursin e SOROS-it në vitin 1995 fiton çmimi “Gazetari më i mirë i vitit”.
Në krijimtarinë e tij me dokumentarë ka fituar dhe shumë çmime në festivale ndërkombëtare, si në vitet 1995, 1996, 1999 e 2002 , si me dokumentarët Treni i vdekjes, Laguna e Lezhës, Në botën blu lufta vazhdon etj.
Është autor i 74 dokumentarëve për natyrën, problemet mjedisore, turizmin dhe traditat kulturore në Shqipëri.
Që prej vitit 1991 është instruktor ndërkombëtar i zhytjeve nën ujë i specializuar edhe jashtë shtetit dhe me linçensë për studimet nënujore. Ka shkruar dy libra shkencorë: ‘Gjithësia rreth nesh’ dhe ‘Shkenca dhe enigmat”.
Ambjentalist i shquar shqiptar dhe kryetar i shoqatës “Media dhe mjedisi”. Gjithashtu është dhe një nga zhytësit më të mirë të Shqipërisë.
Botime dhe artikuj
RedaktoNderime dhe mirënjohje
RedaktoShih edhe kete
RedaktoXh Mato si zhytes dhe syri i Kalter http://www.taucher.net/forum/Tauchbasis_in_ALBANIEN_tauch12774.html