Xherahët
Xherahët kanë qenë njerëz të cilët fitonin përvojë dhe merreshin me mjekimin e plagëve dhe me disa ndërhyrje kirurgjikale të thjeshta. Xherahët shqiptarë të shekullit XVIII-XIX kanë qenë të njohur për aftësitë e tyre dhe mbaheshin si kirurgët më të mirë në Perandorinë Osmane të asaj kohe. Mjeshtërinë e trashëgonin brez pas brezi. Praktikonin sidomos kirurgjinë e plagëve, të thyerjes së kockave, të gurëve të veshkës, të rrugëve urinare, operacionin e hernies etj. Me evoluimin e mjekësisë, veprimtaria e tyre u ndalua me ligj.