Xhevdet Muriqi (i lindur më 4 mars 1963) është një ish futbollist shqiptar kosovar i cili më së shumti është i njohur për kohën kur luante për FC Prishtinën gjatë viteve 1980 si pjesë e Gjeneratës së Artë.

Xhevdet Muriqi
Të dhënat vetjake
Datëlindja4 Mars 1963
Pozicionimbrojtës
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1981-1989Prishtina(82(6))
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera

Redakto

Prishtina

Redakto

Muriqi luajti për FC Prishtinën për tetë sezone në Ligën e Parë Jugosllave nga viti 1981 deri më 1989 me vëllain e tij Fadil Muriqin, dhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Kujtim Shala, Fadil Vokrri,etj.

Kroacia

Redakto

Në sezonin 1989-90 së bashku me vëllain e tij më të madh Fadilin, ai u transferua në NK Rijeka dhe luajti atje një tjetër sezon në Ligën e Parë Jugosllave përpara se të transferohej në HNK Shibenik ku kaloi 8 sezone. Ai përfundoi karrierën e tij duke luajtur për ekipin e ligës së dytë NK Imotska Krajina.