Xhevdet Neziraj
Xhevdet Neziraj i lindur më 10 prill 1961 në Pejë. Neziraj ishte deputet i Grupit Parlamentar të AAK-së nga radhët e Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Si ekonomist i diplomuar, Neziraj ishte drejtor në drejtorinë për marrëdhënie ndëretnike pranë Kuvendit Komunal në Pejë. Përveç gjuhës amtare, Neziraj flet edhe serbo-kroatisht dhe gjermanisht.[1]