Jordan Bernt Peterson (lindur më 12 qershor 1962), shqipëruar Xhordan Bernt Piterson, është një psikolog, autor dhe komentues mediash kanadez. Shpesh i përshkruar si konservativ, ai nisi së fituari vëmendje të gjerë në fund të viteve 2010 për shkak të pikëpamjeve të tij rreth problemeve politike dhe kulturore. Pitersoni e ka përshkruar veten e tij si një liberal klasik britanik dhe si një tradicionalist. Ai ka dhënë mësim si pedagog në Universitetin e Harvardit dhe në Universitetin e Torontos dhe është autor i disa librave me tema psikologjike dhe fetare.