Giordano Bruno, 1548, Nola17 shkurt, 1600, Romë), ishte filozof, prift, kozmolog dhe okultist italian. Bruno u dogj për së gjalli në turrën e druve, pas shtatë viteve burgim, i akuzuar nga Kisha Katolike Romake dhe realizuar nga Inkuizicioni Romak për shkak të të pasurit të mendimeve të kundërta me besimin katolik. Bruno nga disa shihet si martiri i parë i shkencës.

Xhordano Bruno
Portet i Xhordano Brunos
Lindi
Vdiq
Shtetësiaromak

Biografia

Redakto

Pikëpamjet filozofike të Brunos mbështeteshin në traditat e filozofisë antike greke e romake, si dhe në zbulimet e shkencave të natyrës e në mënyrë të veçantë në teorinë heliocentrike të N. Kopernikut. Xh. Bruno qëndronte në pozita panteiste, ai e identifikonte zotin me natyrën dhe mbronte tezën se natyra është e pafund. Gjithësia, thoshte ai, është një kompleks botërash të panumërta, sistemesh diellore të njëjta me sistemin tonë planetar, dhe supozonte se ato janë të populluara.

Ndryshe nga Koperniku, që e merrte diellin si qendër të palëvizshme të gjithësisë, Bruno thoshte se dielli lëviz e ndryshon pozicion kundrejt yjeve, se edhe atmosfera e Tokës lëviz bashkë me të etj. Në veprat e veta theksoi idenë se si Toka jonë ashtu edhe trupat e tjerë qiellorë janë të përbërë prej elementëve të njëjta fizike: prej dheut, ajrit, ujit zjarrit, efirit. Këto ide ishin një sfidë e vërtetë për dogmat e teologjisë. Kjo është arsyeja që Xh. Brunoja u dogj nga Inkuizicioni në sheshin "Dei Fiori" të Romës në vitin 600.

Kozmologjia e Brunos

Redakto

Referimet

Redakto

Shih edhe

Redakto


Materiale tjera

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto