Xhorxhi Robo ka qenë një figurë e nderuar dhe e respektuar, jo vetëm në Myzeqe ku ai lindi dhe zhvilloi një aktivitet të gjerë patriotik që në rininë e hershme të tij, por edhe në disa rrethe ku ai punoi si kuadër i rëndësishëm. Në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, ai u përfshi që në orët e para në çetën e parë partizane të Myzeqesë dhe më pas në krye të formacioneve të ushtrisë partizane, të batalioneve dhe deri te grupi i partizanëve të Myzeqesë. Ai mori pjesë në shumë luftime, jo vetëm në Myzeqe, por deri në Sulovë e Tomorricë të Skraparit në betejat luftarake të Operacionit të Madh të Dimrit 1943-44 kundër pushtuesve nazi-fashistë. Lufta e trimëroi dhe e përgatiti për të kryer detyra të larta në disa rrethe të vendit në vitet e pasçlirimit si, në Berat, Lushnje, Lezhë, Mirditë dhe në aparatin e KQ të PPSH. Në vitin 1956 Xhorxhi Robo shkoi për studime të larta në Moskë dhe pas 3 vitesh, kthehet një politikan karriere, duke kryer funksione të larta partie. Vitet ‘60 e gjejnë Xhorxhi Robon në aparatin e KQ të Partisë. Më pas në vite 1969-1973, ambasador të Shqipërisë në R.P të Kinës.


Botime Redakto

  • Historiku i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të rrethit të Lushnjes : 1939-1944 (bashkautor) - 2005