Xhovan Andrea SHYTI,është gazetar shqiptar.Lindi në qytetin e lashtë të Beratit. Arsimin fillor e kreu në shkollën "7 Nentori" dhe atë të mesme në gjimnazin "Bab Dud Karabunara". Përfundoi studimet e larta pranë fakultetit Gjuhë dhe Letërsi.

Është një nga bashkëthemeluesit e gazetarisë opozitare të pasviteve 1990. Për disa vite(1991-1994),ka qenë drejtues i gazetës "Ideja Kombëtare",organ i Degës së Partisë Demokratike të Rrethit të Beratit (degës e Partisë Demokratike të Shqipërise) , ndërkohë që artikujt e tij nder ato vite i has edhe në gazetat "Rilindja Demokratike","Republika" etj.

Në vitin 1994 u rreshtua përkrah stafit botues të gazetës së pavarur "Koha Jonë", fillimisht si reporter i Prefekturës së Beratit dhe më vonë në detyrën e Shefit të sektoreve social-ekonomike. Ne shtator te po te njejtin vit, Shyti u be i njohur per zbulimin dhe publikimin e te dhenave te lidhje me perhapjen e epidemisë së Koleres, në qarkun e Beratit. Nga marsi i vitit 2000, deri në shtator 2003, qëndroi si rezident në Itali dhe pas rikthimit në Shqipëri punoi me gazetën "SOT", si fillim ne rolin e shefit të sektorit, dhe me pas si Zevendëskryeredaktor dhe Kryeredaktor i kesaj te perditshmeje shqiptare.

Në periudhën e viteve 2006-2009 shërbeu si redaktor përgjegjës në gazetën "Tem-A", per tu shperngulur me pas ne Prishtine, Kosove ku punoi si gazetar investigativ pranë gazetës "Kosova Sot".

Në aspektin profesional, Xhovani Shyti konsiderohet si një nder gazetarët më kurajozë dhe ndër te paret gazetare investigative ne Shqiperi.

Është anëtar i Këshillit Drejtues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Koordinator i Unionit të Gazetarëve të Tiranës; anëtar i Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Ping-Pongut; kryetar i shoqatës jo qeveritare “Shqipëri pa duhan”; si edhe autor i shume botimeve te suksesshme nder te cilat vecohen:

- ”VOTA TË LIRA, VOTA TË VJEDHURA” (2002), pjesë e ciklit ditari i gazetarit.

- "QENTE BASTARDE” (2008),përmbledhje me tregime satiro-humoristike.

- ”DITËT E FRIKSHME TË VITIT ‘97” (2010),pjesë e ciklit ditari i gazetarit.

- “PUNË SPIUNËSH” (2012), përmbledhje me tregime e novela.

- "PABESIA E NJË AMBASADORI NË TIRANË" ( 2016), pjesë e ciklit ditari i gazetarit.