Xhuntot dhe aplikimi i tyre

Redakto


 -xhuntot  e lëvizshme
-xhuntot e palëvizshme
-xhuntot speciale
-xhuntot e shtangëta
-xhuntot elastike
-xhuntot nyjore
-xhuntot dilatocionale
-xhuntot e lëvizshme
-xhunto ckyqëse
-xhunto kyqëse-ckyqëse

Xhunto quhen detalet e makinës me konstruksion te veqantë , shpeshherë shumë të ndërlikuar, zakonisht me formë të jashtme të rrumbullakët që shërbejnë për transmetimin e momenteve rrotulluese prej një boshti në tjetrin , po që se boshti i dytë gjendet në vazhdim të të parit.

Ekzistojnë disa lloje të konstuktimit të xhuntove ,prej të cilave dallojmë kryesisht tri grupe:

-xhuntot e lëvizshme

-xhuntot e palëvizshme

-xhuntot speciale

Xhuntot e palëvizshme

Redakto

Xhunto të palëvizshme quhen ato xhunto që përforcohen ngusht në bosht dhe mbeten pa lëvizje përkundrejt boshtit të vet gjatë tërë kohës së punës së tij.

Në grupin e këtyre xhuntove bëjnë pjesë:

- xhuntot e shtangëta

- xhuntot elastike

- xhuntot nyjore

- xhuntot dilatacionale.

Xhuntot e shtangëta – janë xhunto me ndihmën e të cilave realizohet lidhje plotësisht e fortë në mes dy boshtave,sikur këta boshta të ishin të lidhur e të ndërtuar prej një cope. Për shkak të këtyre lidhjeve të ngushta të forcave,dridhjet dhe në përgjithësi cdo panjëtrajtshmëri e lëvizjes së një boshti ,transmetohet pa kurrfarë ndryshimesh në tjetrin.Nga xhuntot ekzistuese të këtij lloji ,më e thjeshta është xhuntoja gypore,e cila sajohet prej një cope në formë gypi me mure të trasha.Lidhja e xhuntove me boshtet realizohet me ndihmën e pykave me grep.Kapsollat shërbejnë për të mbuluar grepin në pyka,në mënyrë që të mbrojnë objektet tjera nga dëmtimi që mund t’ju bëhet nga këto pyka.

Xhuntot elastike- janë xhunto të cilat krijojnë lidhje të vogla ndërmjet boshteve,lidhje kjo e cila është elastike.Për shkak të elasticitetit të tyre lejohet pasaktësia e vogël në montimin e tyre dhe një ekscentricitet më i vogël i boshtave.Xhuntot e këtilla amortizojnë pjesërisht jonjëtrajtshmëritë e sjelljes së boshtit si dhe dridhjet e vogla gjatë kohës së sjelljes së tij.

Si materiale bazë për ndërtimin e xhuntove elastike përdoren:goma,lëkura,shiritat e hollë të qeliktë etj.

E para prej këtyre xhuntove është xhuntoja me shtojcë gome e cila përdoret shpesh për lidhje të boshtit të elektromotorit dhe pompave centrifugal.

E dyta prej këtyre xhuntove është xhuntoja me unaza të gomës (ose të lëkurës).Kjo i ngjan xhuntos me disqe dhe dallohet prej saj sepse bulonat e saj gjenden në një disk me unaza e gomës të cilat krijojnë elasticitet në transmetimin e momenteve rrotulluese prej një disku në diskun tjetër të xhuntos,respektivisht në bosht.

Xhuntot njyjore- sherbejnë për transmetimin e lëvizjes te boshtat nyjorë,d.m.th., boshtat,akset e të cilave prehen në një kënd të caktuar.Këto xhunto ndryshe quhen edhe kardanike dhe përdoren në automobile,në makina të vogla,në makina bujqësore dhe cdokund ku transmetii prej një boshti në tjetrin bëhet në një kënd të caktuar,shpeshherë të ndryshueshëm.
rest

Xhuntot dilatocionale-janë të konstruktuara në atë mënyrë që të bëjnë të mundshme zhvendosjen gjatësore të boshtit, për shembull për shkak të zgjatjes nën ndikimin e temperaturës së rritur.

Xhuntot e lëvizshme

Redakto

Xhuntot e levizshme-janë ato lloje të xhuntove pjesët e të cilave mund të lëvizin për së gjati në aksin gjatësorë të boshtit.

Xhuntot e lëvizshme ndahen në dy grupe:

- ckyqëse dhe

- kyqëse-ckyqëse

Xhuntot ckyqëse- bejne të mundshme ndërprerjen e lidhjes ndërmjet boshtave derisa ata sillen.

Xhuntot kyqëse-ckyqëse - bëjnë të mundshme kyqjen dhe qkyqjen e boshtit gjatë kohës së punës së makinës, dhe pasi këto xhunto janë konstruktuar sipas principit të shfrytëzimit të rezistencës së fërkimit ndërmjet sipërfaqeve prekëse të xhuntos atëherë këto xhunto quhen ndryshe edhe xhunto me friksion.

Përpos këtyre xhuntove kemi edhe lloje tjera speciale:

- xhuntot automatike

- xhuntot siguruese

- elektroxhuntot dhe

- xhuntot hidraulike

Aplikimi i xhuntove

Redakto

Xhuntot kanë gjetur aplikim të gjerë: tek automobilat ,në makina të vogla-vegla si pershembull tek veglat metalprerëse, tek makinat e ndryshme bujqësore dhe kudo ku transmetimi prej një boshti në tjetrin bëhet në një kënd të caktuar,shpeshherë ky kënd është edhe i ndryshueshëm.

References

Redakto