Xhuxhi nga Taxhuxhi është një shfaqje teatrale e luajtur në teatrin Dodona në Prishtinë. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 4 maj të vitit 2002 pas së cilës pasuan edhe 13.

Autor: Rifat Kukaj;
Regjia:Melihate Qena;
Luajtën dhe animuan: Valdet Rama, Avni Hoti, Avdi Azemi, Roza Berisha, Violetë Ajazi, Shpëtim Rexhepi dhe Sadik Berisha;
Kukullat: Vlora Hajdini, Njomza Luçi, Boris Qershkov dhe Valdet Rama;
Skenografia: Vlora Hajdini dhe Gjenis Gjonbalaj;
Muzika: Xhevdet Gashi;

Kritika

Redakto

"Kjo shfaqje, natyrisht, ishte e dedikuar krejtësisht për botën e ëndrrave përrallore të fëmijëve, por që kësaj radhe e dalë në një nivel tjetër, së paku jo nga ajo derë që hyhet dhe dilet çdoherë kur dëshirohet të rrëfehet diçka për fëmijët, konkretisht preokupimet e tyre imagjinative. Në këtë shfaqje me kukulla, prezentohen një numër i konsiderueshëm i personazheve, por katër prej tyre janë shtyllat e konfliktit që zhvillohet dhe e çon atë drejt zgjidhjes. Këta janë: Xhuxhi i Vogël, Xhuxhi Plak, Kusari dhe Kuçedra me shtatë kokë. Natyrisht, edhe ngjarja vendoset në një hapësirë fiktive, në të cilën shpirtëzohen edhe krijesat jonjerëzore. Aktorët që i interpretuan rolet e këtyre personazheve shpesh herë komunikonin me publikun, gjegjësisht me të vegjlit që e përcillnin shfaqjen dhe kjo pak a shumë e intensifikonte vëmendjen e fëmijëve për kontinuitetin e ngjarjes".[1]

Referimet

Redakto
  1. ^ A. H. Risemantizim konceptual i heronjëve, Zëri, 6 maj, 2002