Yasujirō Ozu, (小津 安二郎 Ozu Yasujirō, emri lexohet Jasuxhiro, Tokio, 12 dhjetor 1903-Tokio, 12 dhjetor 1963), është regjisor japonez, një prej korifenjve të kinematografisë botërore, i cilësuar si "më japonezi i regjisorëve japonezë."

Me gjithë jetën relativisht të shkurtër, Ozu-ja ishte regjisor shumë produktiv, duke filluar që në vitin 1927, në periudhën e filmave pa zë, dhe duke nxjerrë filma thuajse për vit, të fundit, Sanma no aji (刀魚の味, Shija e peshkut thikë në vjeshtë, me titull në anglisht të dhënë si An Autumn Story, Histori vjeshte, dhe në frëngjisht si Le goût du saké, Shija e saké-së) më 1962, një vit para se të vdiste nga kanceri.

Filmi i tij Tokyo monogatari (東京物語, Histori nga Tokio), historia se si përballon një çift prindërish të moshuar faktin se fëmijët e tyre të rritur s'kanë kohë më për ta, është votuar shpesh ndër filmat më të mirë të të gjitha kohërave në sondazhin me influencë që organizon Instituti i Filmit Britanik (BFI)--në sondazhin e BFI-së në vitin 2012 Tokyo monogatari doli filmi më popullor për regjisorët e pyetur dhe treti më i preferuar i kritikëve të filmit.[1][2][3]

Referime Redakto

  1. ^ Thom Andersen. Ozu Yasujiro, The Master of Time, British Film Institute, 2 dhjetor 2016.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2016. Marrë më 1 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2016. Marrë më 1 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)