Dr. Ylber Hysa (1965) është historian, publicist dhe diplomat i njohur shqiptar. Vepra e parë e tij, Shqiptarët dhe të tjerët (2009), është cilësuar ndër veprat më origjinale të historiografisë shqiptare në dekadat e fundit. Po ashtu, vlerësime të larta ka marrë edhe libri i dytë, Madona e Zezë në Kosovë: ndërmjet Dea Dardanicas dhe Kundër-Reformacionit (2019).

Gjithashtu, Ylber Hysa ka botuar studime në revista prestigjioze të botës dhe në libra të ndryshëm si bashkautor, përfshirë edhe librin me Ismail Kadarenë, Ballkani i jugut (Onufri, 2001). Hysa ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës si anëtar i Partisë reformative ORA dhe aktivist i të drejtave civile, dhe për shumë vite ishte drejtor i Iniciativës së Kosovës për të Drejtat Qytetare (KACI) një organizatë joqeveritare Shqiptaro-Kosovare.

Është punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, përveç studimeve në revista prestigjioze të botës, ka botuar edhe librat: Shqiptarët dhe të tjerët, Madona e Zezë në Kosovë dhe Shafrani në Kaçanik.

Referimet

Redakto