Ylli Hoxhaj lindi në Xhanaj të Përmetit më 1942.

Shkollën fillore e bëri në Mërtinj e uniken në Këlcyrë. Mësimet e mesme i përfundoi në pedagogjiken “Pandeli Sotiri” Gjirokastër. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në degën gjuhë-letërsi. Ka punuar mësues në shkollat e mesme Përmet dhe Këlcyrë dhe për disa vjet edhe në Kabinetin Pedagogjik të rrethit me detyrën e metodistit dhe të drejtorit. Ka kualifikimin pasuniversitar për pedagogji-psikologji.

Shkruan poezi, studime letrare, pedagogjike e historike. Është autor i studimit pedagogjiko-sociologjik ”Profile” dhe i vëllimit poetik “Baladë pa mite.”

  • Ka botuar monografinë "Njeriu vlen aq sa i vlen puna që bën" dhe
  • vëllimin me tregime e novela "Deri te kloni i fjalës".