Ylli Polovina ka lindur në Berat në Republikën e Shqipërisë. Në vitin 1970 i përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Ka punuar si pedagog në shkolla fillore dhe të mesme, si drejtor teatri, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë. Gjithashtu, ka punuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Nga dhjetori 1997 deri në mars 2002 ishte i angazhuar në shërbimin diplomatik të Republikës së Shqipërisë në Itali.

Botime

Redakto
  • Shteti kunder - 1996
  • Rënia e një miti ose Partia Demokratike e Shqipërisë - 1996
  • Ditët e mbrapme të një parlamenti : (19 prill-3 korrik 1996) : kronikë e ngjarjeve para dhe paszgjedhore në Shqipëri, vëzhguar nga disa radiotelevizione europerëndimore - 1996
  • Natalja : roman - 1997
  • Mig 19-'97 : roman i vërtetë - 1999
  • Ditari i Romës - 2000
  • I treti - 2000
  • Kur u vra Azem Hajdari : libri i dytë i ciklit " Ditari i Romës" - 2000
  • Skafistët në "Top sekret" : libri i tretë i ciklit "Ditari i Romës" - 2003
  • Një kolonel midis Tiranës dhe Prishtinës - 2007
  • Lamtumirë kallashnikov - 2008
  • Gjysma e harruar e Skënderbeut - 2008
  • Ndarje me të shkuarën : një jetë para dhe pas 1990 - 2009
  • Amerika, Mehmet Shehu dhe Ramiz Alia - 2011
  • Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut - 2012
  • Pasardhësit e Skënderbeut, si u mbajtën fshehur - 2013
  • Shqiptarët-diamantët e pagdhendur - 2014
  • Krisma në Parlament : trazirat e 1924-ës, vrasja e dy amerikanëve dhe Avni Rustemit, roli i Beogradit dhe revolucioni pa krye i Nolit - 2016
  • Populli ndryshe - 2018