Ylli Popa u lind në një familje me tradita intelektuale dhe kombëtare në qytetin e Elbasanit në vitin 1930. Mjek shqiptar e ish Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për dy mandate me radhë.[1][2]

Ylli Popa
Emri Ylli
Mbiemri Popa
Kombësia shqiptare
Profesioni hulumtimi

Pas themeluesit të Akademisë, profesor Aleks Budës, Ylli Popa është një nga kryetarët më jetëgjatë të këtij institucioni. Popa është një nga intelektualët që ka dhënë një ndihmë të konsiderueshme në reformimin e shkencës shqiptare. U nda nga jeta më 15 gusht 2017.[1][2]

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Ndahet nga jeta Ylli Popa, akademik, mjek, njeriu i debatuar dhe roli në fillesat e Demokracisë". Veritas.com.al. 16 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2020. Marrë më 1 mars 2020.
  2. ^ a b "Akademiku Ylli Popa (12 janar 1930 - 15 gusht 2017) - Themeluesi i kardiologjisë shqiptare". ADE. 11 janar 2020. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2020. Marrë më 1 mars 2020.