Ylli i kuq vezullues (roman)
Ylli i kuq vezullues është një roman propagandistik popullor për fëmijë i shkrimtarit Li Sen Tje i botuar në vitin 1972,[1] gjatë Revolucionit Kulturor kinez (1966-1977). I përkrahur nga Partia Komuniste Kineze, libri vitin e parë u botua në 3 milionë kopje në atë vend u serializua për radio, u kthye në film të studios filmike "1 gushti" të Ushtrisë së Kuqe kineze në vitin 1974.[1] Në vitin 2007 u prodhua një film vizatimor mbështetur mbi atë roman. Në shqip romani u soll në vitin 1975 nga Sotir Çaçi.[2]
Romani tregon kalimin e Pan Tunxesë (Djalit të dimrit)[3], një djaloshi fshatar nga provinca juglindore kineze Xhanqi (Jiangxi), nga një fëmijë i lumtur në një ushtar të revoltuar të Ushtrisë së Kuqe gjatë viteve tridhjetë.
Kur largohet për t'iu bashkëngjitur shokëve të tij të Ushtrisë së Kuqe, i ati i lë Tunxesë një yll të kuq. Pronari i tokave Hu Hansan kthehet në fshatin e Tunxes ku sillet aq keq me fshatarët saqë i detyron të revoltohen dhe ta përzënë. Por gjatë këtyre trazirave, e ëma e Tunxes vdes e djegur në shtëpi të saj.
I kalitur nga vdekja e të ëmës, Tunxeja i bashkohet një grupi guerriljesh dhe arrin të vrasë Hu Hansanin. Kur i kthehet i ati në fshat, Tunxeja i bashkohet si ushtari më i ri i Ushtrisë së Kuqe, në front kundër japonezëve gjatë Luftës së Dytë kino-japoneze. Ai vë yllin e kuq në kasketë.
Referime
Redakto- ^ https://books.google.al/books?id=DYJwCwAAQBAJ&pg=PT36&dq=%22Li+Xintian%22+sparkling&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwjqo-6Fu5DUAhUIBsAKHWH2CokQ6AEIKzAC#v=onepage&q&f=false
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 27 maj 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://books.google.al/books?id=DUqmtfTNZ8UC&pg=PA88&lpg=PA88&dq=%22Pan+Dongzi%22+%22Winter+Boy%22&source=bl&ots=TBkzVrJXzA&sig=oZkkOtzs3mCQF-7UzYG-LmSl9dk&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwiB47GHvpDUAhUoIMAKHRIOCc8Q6AEIKDAB#v=onepage&q=%22Pan%20Dongzi%22%20%22Winter%20Boy%22&f=false