Jo-Jo Ma (org. Yo-Yo Ma) lindur më 7 tetor 1955, është një violonçelist amerikan.[1] I lindur në Paris, Francë nga prindër kinezë [2]dhe i arsimuar në New York City, ai ishte një fëmijë talent, duke interpretuar që në moshën katër vjeç e gjysmë. Ai u diplomua nga Shkolla Juilliard dhe Universiteti i Harvardit, dhe ka interpretuar si solist me orkestra në të gjithë botën. Ai ka regjistruar më shumë se 90 albume dhe ka marrë 18 çmime Grammy.

Ma dhe Kondolesa Rajs pas një dueti në çelo

Vlerësohen veçanërisht incizimet dhe shfaqjet e tij të suitave pa përcjellje të Johan Sebastian Bahut, por ai ka luajtur një numër të konsiderueshëm të muzikës kamertale.

Jo-Jo Ma ka luajtur dhe incizuar pjesë për violonçel nga tradita shumë të ndryshme duke filluar prej barokut në instrumente të kohës, muzikë blugres Amerikan, melodi tradicionale kineze, tango argjentinase, muzikë braziliane, e deri te kolona zanore e filmit Crouching Tiger Hidden Dragon. Momentalisht ai luan për projektin e tij, Ansambli i Rrugës së Fildishtë, i cili ka për qëllim të mbledhë së bashku muzikantë të ndryshëm prej vendeve që historikisht i ka lidhur rruga e fildishtë.

Ai ka fituar 14 çmime Gremi në gjashtë kategori të ndryshme.

Në janar 2006 sekretari gjeneral Kofi Anan lajmëroj se Ma do të marrë rolin e ri si Ambasador i Paqes i Kombeve të Bashkuara.

Referime

Redakto
  1. ^ Hatch, Robert; Hatch, William (2005). The Hero Project (në anglisht). McGraw-Hill Professional. fq. 82. ISBN 0-07-144904-3. Marrë më 8 shtator 2007. Yo-Yo Ma, naturalised citizen.
  2. ^ "Biography (Text Only) | Yo-Yo Ma". Yo-yoma.com (në anglisht). Marrë më 10 qershor 2020.